Imamët mohojnë se u kanë bërë thirrje të rinjve për të shkuar në Siri

imamet-780x439Imami Idriz Bilibani, i cili është në mesin e pesë të akuzuarve për terrorizëm, ka mohuar se u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë për t`iu bashkuar luftës në Siri. I ka konsideruar të pabaza pretendimet e prokurorisë, shkruan sot Koha Ditore.

Akuzat për terrorizëm i ka konsideruar si të paqena edhe imami tjetër Enes Goga. Të dytë janë marrë në pyetje të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ndryshe prej tyre, imami tjetër Bedri Robaj nuk ka pranuar që të merret në pyetje. Ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Pos këtyre treve, të akuzuar janë edhe imami Mazllëm Mazllëmi dhe kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA, Fuad Ramiqi.

Bilibani dhe Robaj akuzohen për shtytje në kryerjen e veprimeve terroriste. Ndërkaq Goga bashkë me imamin e Prizrenit, Mazllam Mazllami, sipas aktakuzës, janë ngarkuar me veprën penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Ramiqi. /koha.net/

Postime te ngjajshme