“IKNI NGA SHKOLLA DHE EJANI NË NJË ÇAJ ME HOXHËN”

Logo-fol-Tash-shqip

Ju dhe mbarë opinioni botëror, e ka të ditur se burimi kryesor i Islamit është Kur’ani Fisnik.

Ju e dini fare mirë se Kur’ani është Fjalë e Zotit dhe se është ekskluzivitet i Tij që të bëj ndalesa, harame dhe obligime e detyra për besimtarët, ndërsa Muhamedi a.s. është pejgamber i Zotit, i cili ka patut për detyrë që ta pranoj dhe t’ia kumtoj Kur’anin njerëzimit, e që mbetet më pas në vullnetin e tyre të pranojnë apo të mohojnë.

Ju keni bërë gjëra haram duke mos cituar asnjë argument kur’anor për këto harame tuajat.

Ju keni bërë gjëra vaxhib-farz, duke mos sjellur asnjë citat nga Kur’ani. E si t’ju besohet juve që nuk argumentoni asgjë me Kur’an, thuajse ai është inekzistent për ju.

Ju keni bërë farze, harame dhe keni dërguar njerëz në zjarrë, duke sjellur argument mendimet e njerëzve tua,j apo siç ju i quani ‘dijetarët eminent botëror’.

 

Ne ju pyesim juve:

A përmenden në Kur’an rëndësia e dijes, punës, prindit, jetimit, të varfërit, farefisit, paqes, rregullit jetësor, etj?!

Këto janë obligime dhe urdhëra kur’anor që përmenden me dhjetëra herë, e ju aspak nuk i jepni rëndësi.

Për ju është e rëndësishme të mirreni me “bidatin”, gjithnjë sipas botëkuptimit tuaj të ngurtë dhe të kufizuar.

 

E rëndësishme për ju nuk është shkollimi, por është mjekëra që aspak s’përmendet në Kur’an dhe nxisni ikjen nga bankat e shkollës për të ardhur në ligjëratat tuaja që shtrohen nën moton: ‘NJË ÇAJ ME HOXHËN’.

E rëndësishme për ju është shkurtimi i rrobave, hapja e këmbëve në namaz, ngritja e duarve majtas dhe djathtas. As këto nuk janë të cekura në Fjalën e Zotit. E sikur të ishin të rëndësishme do i përmendte Kur’ani.

Rëndësi për ju ka të mësohet çfarë ka thënë bin Bazi rreth asaj se toka nuk është e rrumbullakët por është katror, thuajse ai ishte shkencëtar dhe zbulues me renome dhe që ka lënë gjurmë në shkencë.

Pra, “ikni nga farzet dhe ejani në një çaj me hoxhën” sepse këtu do të mësoni mbi madhështinë e përrallave. /foltash.com/

Postime te ngjajshme