Humanizmi i hoxhës

maxresdefaultIbrahim ibnu Ed’hem ka qenë një hoxhë i urtë dhe shumë i ditur. Një herë, teksa po ecte rrugës sheh një të dehur.

Për shkak se kishte vjellë dhe nuk i kontrollonte as jargët, zona përreth gojës i ishte mbushur me të vjella e jargë. Njerëzit përreth e shihnin dhe gajaseshin e talleshin me të. Ibrahim ibnu Ed’hem u ndal, nxorri shaminë dhe pasi e lagu me ujë, filloi ta pastrojë.

Njerëzit u çuditën me këtë akt të hoxhës së tyre të madh, prandaj dhe disa guxuan dhe e pyetën:”Çfarë po bën ashtu hoxhë!? A se sheh që është i dehur?!”

Ibrahim ibnu Ed’hem u përgjigj:

”Po e shoh, por ai njeri është një krijesë e Zotit dhe e pata të vështirë të shoh një krijesë të Zotit të mbytur në papastërti!” pastaj vazhdoi rrugën. Kur burri në fjalë erdhi në vete, njerëzit i treguan se çfarë kishte ndodhur dhe ai u pendua dhe hoqi dorë nga alkooli. Atë natë, hoxha Ibrahim ibnu Ed’hem dëgjon në ëndërr një zë që i thotë:”O Ibrahim ibnu Ed’hem!

I pastrove fytyrën një të dehuri për hatër të Zotit, kurse Zoti i pastroi zemrën për hatrin tënd!”/Fol Tash/

Postime te ngjajshme