HRW: Iraku po mban të burgosur mijëra ish-pjesëtarë të ISIS

FILE - In this Feb. 21, 2009 file photo, guards stand at a cell block at the renovated Abu Ghraib prison, now renamed Baghdad Central Prison and run by Iraqis in Baghdad, Iraq. Late-night jailbreak attempts at two major prisons outside Baghdad have killed dozens, including at least 25 members of Iraq’s security forces who battled militants armed with car bombs, mortars and machine guns, officials said Monday. (AP Photo/Karim Kadim, File)

Autoritetet Irakiane po përballën me një sfide të madhe, pasi nuk e kanë të qartë si të veprojnë me anëtarët e organizatës së grupit militant IS të cilët nuk janë larguar apo vrarë në luftime.

Kjo organizatë thotë se ka informata se janë rreth 7 mijë të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it, të cilët janë dënuar apo gjykuar nga viti 2014, ndërkohë që 92 prej tyre janë ekzekutuar.
Human Rights Watch përmes një publikimi ka alarmuar për mënyrën se si autoritetet e Irakut janë duke i trajtuar ligjërisht këta persona, në shumë raste duke shkelur të drejtat e njeriut.
Bazuar në informacionet e HRW, gjykatat irakiane nuk i kanë ngarkuar këta pjesëtarë më asnjë akuzë tjetër përpos “pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS”.

“Ne kemi njohuri se disa nga gjykimet nuk zgjasin më shumë se 15 deri në 20 minuta, pa praninë e ndonjë dëshmitari që mund të jetë i lidhur me krimet për të cilat ngarkohen të akuzuarit”, thotë hulumtuesja e HRW për Irak dhe Katar, Belkis Wille.

HRW thekson se në një rast konkret, një i pandehur pranoi gjatë gjykimit të tij se kishte mbajtur katër gra si skllave seksi, duke përdhunuar nga një të ndryshme çdo natë. Por gjykata e dënoi atë vetëm pse ishte pjesëtar i ISIS. Autoritetet irakiane nuk e panë të rëndësishëm faktin se do të duhej të gjenin gratë që kishte përdhunuar dhe t’u jepnin atyre mundësinë për t’i paraqitur dëshmitë në gjykatë.
Në këtë raport paraqiten edhe dëshmi të shumta të grave, burrat e të cilave janë duke qëndruar nëpër burgje, në kushte çnjerëzore.

Postime te ngjajshme