HOXHË JONUZ ZEJNULLAHU (1975-1999)

CaptureShkruan: Mexhid Yvejsi

”Në krye të xhamisë flet nji i mam Djal i ri e hoxhë i rrallë Më i ndëgjoni burra këto fjalë Sod po due diçka me ju thanë Në xhami ma nuk muj me dalë As xhuma ma nuk muj me falë Detyrë kemi o pushken me marrë…”

Hoxhë Jonuz Zejnullahu ka lindur më 12 maj1975 në katundin Gjylekar, që sot quhet Skyfteraj, në rrethin e Vitisë. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në shkollën fillore ”Emin Duraku”, kurse mësimet e mesme, medresenë ” Alaudin”, e kreu në Prishtinë, ku diplomoi në vitin 1995. Studimet e larta i ka vazhduar në Fakultetin e Drejtësisë (Sheriatin) në Damask të Sirisë.

Qysh kur ishte nxënës në medrese, Jonuz Zejnullahu shërbeu si imam gjatë muajit të bekuar Ramazan në Vuthaj, të Malit të Zi, kurse pas diplomimit ka shërbye nëpër xhami të ndryshme, si në xhaminë e katundit Dobresh, Gadish, Kravariç dhe më në fund në vendlindje, në katundin Skyfteraj. Gjatë gjithë kohës që sherbente nëpër këto xhami,hoxha i ri, Jonuz Zejnullahu, në vazhdimësi pati telashe me polici, të cilët e ndalnin, e merrshin në pyetje, e kërcnonin, e pengonin, e arrestonin, por ai nuk frikësohej, nuk nështrohej. Policia serbe e arrestoi gjashtë here, dy herë qe arrestuar nga policia serbe në Viti, kurse katër herë në Gjilan.

Hoxhë Jonuz Zejnullahu ka marrë pjesë nëpër demonstratat e ndryshme që zhvilloheshin nëpër qytetet e Kosovë.Kurse, nëpër raste të ndryshme, gjatë tubimeve me xhemat nëpër oda e xhami u fliste në vazhdimësi për situatën e vështirë ekonomike, politike, arsimore, kulturore, fetare, shoqërore që po përjetonte Kosova nën regjimin serb të Millosheviçit dhe u jepte shpresë se liria është afër, por duke i këshilluar të përgatitën për luftë, për qëndresë… Me daljen në sipërfaqe të UÇK-së, Hoxhë Jonuzi organizonte mbledhjen e ndihmave të ndryshme për luftëtarët e UÇK-se dhe kur filluan bombardimet e NATO-s, ai hyri në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ushtar në Brigadën 138 ”Agim Ramadani”

Më 5 maj të vitit 1999, tek vendi i quajtur ”Rrasa e Zogut” në Koshare, zonë e rrezkshme kufitare, në rrethin e Gjakovës, Hoxha Jonuz Zejnullahu u përshëndet me shokët ushtarë-luftëtarë dhe me bomba në duar sulmoi bunkerin serbë, duke hedhur në ajër shumë ushtarë serbë. Me këtë veprim me aq guxim, sikur deshti të dëshmonte, se vdekja nuk është fundi i jetës, por është një fillim i ri në liri…Në këtë aksion u plagos rëndë, shokët luftëtarë e ndihmuan sa paten mundësi, e dërguan në Malësi, por nga plagët e marra ndrroi jetë në qytetin Bajram Curri, ku edhe u varrosë, por më vonë, pas luftës është rivarrosur me ceremone fetare në ”Varrezat e Dëshmorëve” afër vendlindjes së tij, në Viti.

Për guximin, trimërinë e tij, komandanti Rrustem Berisha, deklaroi: ”Lindi Mic Sokoli i shekullit XXI” Për shembullin e tij, se qysh luftohet për lir, mërgimtarët e katundit Skyfteraj, kanë ngritur përmendore për Hoxhën dhe dëshmorët tjerë. Për ta nderuar, përjetësuar emrin e Hoxhës, sot Shkolla e Mesme Teknike në Viti si edhe një rrugë e Vitisë, pranë Këshillit të Bashkësisë Islame e mban emrin ”Hoxhë Jonuzi”.
Hoxhë Jonuz Zejnullahut, pas rënies heroike, i janë dhënë shumë çmime, mirënjohje, dekorata dhe është shpallur Dëshmor i Kombit. Për këtë Dëshmor të Kombit, Hoxhë Jonuzin, këndohen këngë, janë thurrur edhe poezi, që dëshmojnë me besnikëri personalitetin e tij, sikur thuhet në këtë poezi: NË KRYE TË XHAMISË… (Kushtuar Hoxhë Jonuz Zejnullahut) (1975-1999)

”Në krye të xhamisë flet nji imam Djal i ri e hoxhë i rrallë
Më i ndëgjoni burra këto fjalë Sod po due diçka me ju thanë
Në xhami ma nuk muj me dalë
As në xhuma ma nuk muj me falë
Detyrë kemi o pushken me marrë
Mos ja mësyni ma xhamisë
Unë po i veshi teshat e ushtrisë
O unë po shkoj në UÇK-e
O pa vatan jo nuk ka fe.
Fjalë nga zemra e plot me zjarrë
Po u flet burrave ky hoxhë, imam,
Ky hoxhë, imam, zemër luan
Amanet naj la nji fjalë Kush atdheun nuk e don Jo atë njeri Zoti nuk e don Nuk e don atë njeri Allahu
O kështu thoshte Jonuz Zejnullahu. Në atë pranverë o nanddhjetë e tetë
Kur Kosova në flakë u ndez UÇK-së nji pushk ju shtue Hoxhë Jonuzi duel me luftue
Me flamur e pushkë në dorë Hallall jeten për ty Kosovë. Në muejin maj o nanddhjet e nanë Tanë Kosovës flaka tue i dalë Hoxhë Jonuzi bre trim i rallë I pakapshem e guximtar
Në vijë të luftes gjithmon i parë Shkrepke plumba në shkije pa ndalë Thuese Mici për së dytë u ngjallë. Trim Jonuzi shkonte si era Hidhet trimi në do bunkera Çerdhet shkaut po ja shkatërron
Por nji plumb keq e kishte marrë Turrin djalit ja ka ndalë. Në dorë të shkjaut gjallë mos me ra Prej rrethimit ai vet a dalë Në Rrasë të Zogut trimi ish ndalë Në Rrasë të Zogut deshti me pushue
Por në atë vend jetë ka ndërrue. Në ag të lirisë ai ra dëshmor Mbarë Vitia e kujton Fshati lindjes nder i ban Hoxhë Jonuzin dhe pesë të tjerë Që i ka dhanë fshati skifter
Thonë kësi trima don liria Si Jonuzi dhe Shabia Si Kenani dhe Baftija Si Mehmeti e Selamia. Hoxhë Jonuzi ka lanë nji fjalë Për dëshmorët vetë ka pas thanë Jo deshmori thoshte nuk vdes Asht i gjallë e jeton me ne Pra sa të asht jeta me jetue Jo Kosova nuk ka me ju harrue Në zemra tona do të jeni të gjallë Nuk ju harron o asnji shqiptarë.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Postime te ngjajshme