Hipokrizia: Nëse i drejtohet dikush për ndihmë, u thotë se do të bëjmë dua për ju

25589813_323331094848859_1431653262_nNë këtë shoqëri tonën të varfër, shohim se si imamët e pasur vehabist sillen sikur të jenë busulla morale e besimtarëve. Kurse këtë pasuri e formuan duke i shërbyer me besnikëri çështjes së përhapjes së ekstremizmit. Këtu hynë një gamë jo edhe e vogël e imamëve që përmes shoqatave të financuara nga lindja e afërt dhe asaj të mesme, u pasuruan aq sa është vështirë të mos vërehet nga qytetarët. Këta imam duke mos pasur asnjëherë brengë financat, bënë që të jenë të pranishëm në çdo kënd: në xhami, në televizion, radio, internet, tribuna, e po ashtu edhe në diasporë. Dhe është për tu habitur se sa hipokrit dhe të pa ndjenja janë këta individ, të cilët nga një pozitë komode u flasin xhematit për durimin. Është neveritëse të shohësh se si imamët barkmëdhenjë vehabist iu mbajnë derse të varfërve dhe u thonë se duhet të jenë të durueshëm ndaj varfërisë së tyre, kurse vetë janë të ngopur e duke pëlcitur. Këta individ asnjëherë nuk ua zgjasin dorën e ndihmës të varfërve.

Nëse iu drejtohet dikush për ndihmë, u thonë se do të bëjmë dua për ju. Të varfërit nuk kanë nevoj për duatë e oportunistëve, ngase ata dijnë të luten vetë dhe njëherit nuk ka nevoj për ndërmjetësim për tek Zoti, aq ma pak ndërmjetësim nga hipokritët barkmëdhenjë. Këta individ manipulator dhe gllabërues fondesh, përmes fesë po tërheqin pasuesit e tyre për hunde. Vet me shtëpi dhe vetura luksoze, paraqiten superior andaj xhematit të varfër dhe të manipuluar. Xhemat i cili nga hipnoza besojnë se zingjinllëku i atyre imamëve është dhunti nga Zoti, duke mos e ditur se ata janë të shitur.

Shohim se si barkmëdhenjtë shetiten me “first class” nëpër botë, e duke folur për modestinë dhe asketizmin. Përderisa besimtarët e manipuluar nga vehabistët, jo vetëm që nuk ndihmohen materialisht, por ata dëmtohen financiarisht. Imamët e këtillë i lënë mbrapa besimtarët dhe i izolojnë ata, ua vështirësojnë furnizimin, ndërsa çdo xhuma u kërkojnë të holla xhematit. Flasin për vlerën e lëmoshes, zeqatit dhe vitrave, kurse vet nuk japin asnjë cent. Këta imam vehabist lëre që marrin fonde të majme nga vendet e lindjes, por edhe xhematin e kanë shndërruar në bankomat të tyre personal. Andaj është koha që besimtarët të vetëdijësohen dhe të largohen nga hipokritët barkmëdhenjë. Këta imam nuk e kanë dertin e besimtarëve dhe nuk çajnë kokën për varfërinë dhe barqet e uritura të besimtarëve, ata e duan vetëm lekun dhe për të bëjnë çdo gjë.

Postime te ngjajshme