Gruaja, diku mezi lejohet të nget makinen, diku drejton anije kozmike

ka Vetëm para një jave, Arabia Saudite i liroi gratë që të ngasin makinat. Padrejtësia e ndalimit të ngasjes së makinave për gratë, ishte një vendim arbitrar dhe i pabazë i monarkisë saudite. Për më tepër, vendimi për t’ua ndaluar ngasjen e makinave, ishte njollosje për gruan saudiane. E themi këtë, meqë monarkia e mbështetur nga ‘hoxhallarët’ e dëgjueshëm të oborrit mbretëror, arsyetonin vendimin e tyre me absurditetin se ngasja e makinës mund të shpie në amoralitet dhe ta lehtësoj veprimin e tij.

Pra ndalesat dhe kufizimet që ia janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen gruas myslimane saudiane, nuk janë për shkakun se ato janë të pa afta për vozitje dhe gjera të tjera, çeshtja është se kemi të bëjmë me një mentalitet shpellar të monarkisë saudite dhe ‘hoxhallarëve’ vehabist, që kanë instrumentalizuar tërësisht fenë islame, përmes së cilës mbajnë pushtetin, nënshtrojnë masën dhe njollosin islamin. Që nga momenti kur janë zbuluar anijet kozmike, plotë 60 gra nga vende të ndryshme të botës kanë shkuar në hapësirë dhe kanë eksploruar kozmosin. Gruaja arabe myslimane nuk është e pa aftë që edhe ajo të bëjë gjëra të tilla, por sistemet moniste që kanë rrëmbyer fenë dhe po e keq përdorin atë, janë duke e shtypur gruan dhe janë duke e bërë të ndihet e pa vlerë. Në realitet të pa vlerë e të pështirë janë radikalët fetar që përdorin fenë si mjet për të kritikuar, sulmuar e shtypur të tjerët.

Është radikalizmi dhe ekstremizmi që shpëlanë trurin e njerëzve, që promovon injorancën e paditurinë. Islami thërret në vlera të mirëfillta, thërret në dije, edukim e përparim. Stagnimi i arabëve mysliman nuk është shkaku i islami por shkaku i ideologjive të mbrapshta që veprojnë të kamufluara me petkun e fesë. Jo më larg se dje, të frustruar nga lejimi i grave që të vozisin makinat, radikalët fetar i vënë zjarrin veturës së një gruaje saudiane. Kjo ndodhi në qytetin e Mekkës, vendlindjes së Muhamedit a.s. Gruaja saudiane e cila gjatë gjithë jetës kishte shpenzuar gjysmën e pagës për udhëtim, kishte mbetur e shkatërruar kur pa se si vetura për të cilën kishte ëndërruar tërë jetën, digjej para syve të saj.

Veprimet e këtilla tregojnë se sa thellë janë të ngulitura idetë radikale në kokat boshe të ekstremistëve dhe fanatikëve fetar. Njëherit këto absurditete që ndodhin në vendet e indoktrinuara arabe, duhet të na brengosin edhe ne në Kosovë. Kemi të atillë që kanë shkuar me mendim të studiojnë, por në fakt janë indoktrinuar. Propagandimet radikale vehabiste kanë arritur që të indiktrinojnë edhe të rinjtë shqiptar që kurrë arabinë nuk e kanë parë me sy. Ideologjitë që përhapinë dhunën, prapambeturinë dhe injorancën, nuk na duhen asgjë. Populli shqiptar duhet synoj edukimin e arsimimin dhe të marrë shembuj prej atyre vendeve që punojnë për të ardhmen. Të marrim shembull atje ku gruaja drejton anijet kozmike e eksploron kozmosin, mos të marrim shembull vendet ku gruaja trajtohet si leckë, që as të drejtën elementare të lëvizjes nuk e ka. Ideologjitë shpellare nuk janë islam. Askush nuk ka nevoj të na e mësoj islamin, e as nuk duhet të çkombëtarizohemi për të qenë mysliman. Njëherit myslimani duhet jetë i edukuar, i mençur, i dobishëm e progresiv, e jo injorant e analfabet, se pikërisht këtë e duan ekstremistët dhe thirrësit radikal. /foltash/

Postime te ngjajshme