Gjithësia nuk është vetëm për muslimanët

6869409-tree-wallpaperGjithësia nuk është vetëm për muslimanët. Dielli nuk ngrohë vetëm për muslimanët. Zoti nuk është vetëm i muslimanëve. Si rrjedhojë edhe Kur’ani nuk është vetëm i muslimanëve, bile, në ditët e sodit më së paku është për muslimanët sepse shumë pak e lexojmë, akoma më pak e kuptojmë e shumë më pak e zbatojmë. Dhe pika e fundit, Kur’ani nuk interpretohet vetëm nga hoxhollarët siç po mendojnë disa. Ja arsyjet pse jo; Zoti në Kur’an i bën thirrje gjithë njerëzimit, pa dallim, pastaj thërret edhe të dy gjinit, burrat dhe gratë.

Në Kur’an ka edhe astronomi, mjekësi gjeografi, jurispodencë, sociologji, politikë, art, kulturë, histori, e çka jo. Po ta kufizojmë të kuptuarit e Kur’anit ashtu siç e kemi kufizuar vetëm në njè profesion atëherë çka do bëhet me pjesën tjetër të kuptimit të tij? Apo ka të tillë që thonë se nuk mund ta zbërthejë askush tjetër përpos predikuesvë fetarë, hoxhollarëve? Po është e vërtetë por vetëm në një fushë ama, apo ndoshta ka pretendime dikush që i njef të gjitha fushat? E nëse po, atëherë, nëse i dimë të gjitha, s’dimë gjë. Në rast se nuk i dimë dhe mendojmë se i dimë edhe më keq.

Nëse si dimë nga mos dija akoma edhe më keq. Pra nëse jemi të bindur, por të bindur ama, se Kur’ani përfshinë të gjithë popujt, të gjitha kohërat dhe të gjitha profesionet është detyrë e hoxhollarëve t’i thërrasin të gjithë profesionistët e fushave përkatëse dhe së bashku t’i njohim vlerat e Kur’anit, të përfitojmë nga ai prandaj është udhëzues për njeriun. Hajde ta njohim të gjthin së bashku se është për ne të gjithë e mos t’ia humbim vlerën dhe ta ngushtojmë sepse nga ngushti nuk del asgjë tjeter vetëm ngusht.

Sylejman Çerkezi

Postime te ngjajshme