FOLTASH gjithmonë do të jetë kundërhelm i virusit vehabist

25593528_323331051515530_523378498_nShkuarja e mëse 300 personave nga Kosova për në Siri për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, tregoi më së miri se çfarë dëmi kapital mund të sjell indoktrinimi fetar. Ideologjia vehabiste, e cila është doktrina teorike e ekstremizmit dhe terrorizmit, ua shpëlau trurin mijëra të rinjëve shqiptar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ne si redaksi e portalit Foltash kemi qenë gjithmonë vigjilent dhe të vetëdijshëm për dëmin që po ia sjell vendit ideologjia vehabiste. Andaj duke parë rrezikimin e mirëqenies së popullit tonë, dhe tendencën për shkatërrimin e vlerave fetare e kombëtare, ne kemi ngritur zërin kundër dëmeve që po shkaktohen nga ideologjitë e mbrapshta ekstremiste.

Foltash gjithmonë ka demaskuar dhe deligjitimuar ideologjitë e dhunshme fetare dhe do të vazhdojmë akoma ta bëjmë këtë. Pavarësisht nga sulmet, ofendimet e etiketimet, ne do të vazhdojmë midionin tonë kundër ekstremizmit, dhe do të jemi kundërhelmi i virusit vehabist që po mundohet ta infektoj shoqërinë tonë. Foltash gjithmonë do të jetë pranë popullit, ku me gjithë kapacitetin tonë do të jemi në shërbim të kombit e ardheut. Ne jemi për vlera të mirëfillta fetare, por jemi kundër atyre që instrumentalizojnë fenë dhe që mundohen të kamfulojnë ideologjitë e dhunshme me petkun fetar. Andaj ne nuk do të rreshtim së luftuari ekstremizmin. Ne gjithmonë do të kemi primare interesat e atdheut dhe popullit. Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat tona si shqiptar dhe besimtar që jemi. Ne nuk do të tolerojmë virusët ideologjik ta cenojnë popullin, vendin, kombin, besimin e as mirëqenien tonë. /foltash/

Postime te ngjajshme