Fjala e parë “Ikre”-Lexo…!

21397085_275553349626634_2018962060_nKur fillova të shkruaj mbi këtë temë po lexoja diçka rreth Ebu Hamid El-Gazalit,i cili jetoi në mesjetën e artë islame të diturisë, autor i rreth 800 veprave.

Sikur ne ti numëronim do na dilte shkuma nga goja e jo më t’i shkruanim, dikush mjerisht kaq libra nuk i ka lexuar nga autor të ndryshëm, por vonë nuk është kurrë t’i kthehemi epokës së lulzimit, ndryshimit përmirësimit-leximit.
Leximi është aftësia për të deshifruar një vargu të shenjave të shtypura ose të shkruara apo ndonjë forme tjetër. Kjo d.m.th interpretimi gjuhësor apo interpretim i kuptueshëm nga niveli përkatës i një vargu të shenjave.
Në kuptim pak sa më të kufizuar, leximi është shkathtësia që vargjeve të shenjave në një tekst t’ju jepet domethënia e lidhshmërisë objektive që kanë paraqitur ato shenja. Pothuajse në gjitha kulturat botërore, përgjatë historisë, aftësia e leximit për një kohë të gjatë mbahej si aftësi e një shtrese të vogël arsimuese e popullsisë (për shtresat fetare, për mësues). Tani në pjesën më të madhe të kulturave moderne, leximi është dukuri e cila shkallë-shkallë ka depërtuar edhe ndër shtresat ekonomike dhe shoqërore të popullsisë. Për këtë shkak, leximi nuk është më vetëm çështje e filologjisë dhe pedagogjisë por edhe e disiplinave tjera.
Allahu na lajmëron në ajetin e parë të zbritur në Kuran për peshën e leximit dhe vlerën që ai ka: “Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi çdo gjë” (Alek-1). Fjala lexim ka kuptim jo vetëm lexim, por dhe studim, praktikim, mishërim në vet fjalën.
Në katedrat e Harvardit, Oksfordit, Sorbonës, lexova se studentët obligoheshin së paku 500 deri 600 faqe në javë të lexonin, prandaj mos u habitni se në mesin e tyre ka që mbajnë syze të mëdha për sigurinë e syrit nga dëmtimi i mundshëm gjatë leximit dhe thellimit në shikim-studim. Ndërsa tek ne si shqiptarë ca studentë mbajnë syze vetëm sa për t’u dukur kinse si tip studioz apo intelektual në thonjëza.
Marco Aurelio në librin “Meditimet” shkruan: “Mos u end kot, por çdo shtysë bëj atë që duhet dhe në çdo përfytyrim ruaj aftësinë për të kuptuar”(1)
Endja kot e këtij umeti, ku fjala umet është bashkësi globale e madhe shoqërore që quhen musliman të nënshtruar dhe të bindur ndaj Krijuesit, Sovranit, Allahut xh.sh. Pra Allahu i urdhëron këtë grup të lexojnë të studiojnë tokën dhe ta zhvillojnë.
Pra humbja endja në kotësi tek muslimanët të cilët i sheh duke humbur kohën duke mos lexuar as në shpi, as në shkollë as në biblioteka, as në tren, as autobus, as kurrkund fare, duke mos bërë atë që duhet ruajtjen e aftësive të kuptimit. Njeriu me lexim e kupton qëllimin, motivin e jetës. Ne duhet ta dimë se sot ekzistojnë disa libra që quhen “Libra çelësa”, pse çelësa sepse janë gjithëpërfshirës dhe kanë shumë burime, pra ky libër çelës ka burim sa 100-libra të tërë apo pesëmijë libra të tërë e më shumë. Fjala vjen Kurani, me leximin e të cilit bëjmë ibadet. Ai është një libër ku në të gjën, shkencë, ligje, edukatë, argumente fizike dhe metafizike dhe shumë sqarime e udhëzime sepse është një platformë e servirur enkas për njerzimin, ekskluzivisht në shërbim dhe në ndihmë të njeriut. Gjithashtu raportet e njeriut me mjedisin, raportet e njeriut me Zotin, sjelljet njeri-njeri, njeri-kafshë, njeri-bimë, raportet e njeriut me botën e dukshme dhe të padukshme etj.
Muhamedi a.s i urdhëronte shokët e tij të lexojnë. Ai i shpërblente dhe i lironte ata që ua mësonin shkrim leximin të tjerëve, e njerëzve të lapsit u thoshte të shkruajnë sa më shumë. Një thënie e urtë thotë se “Leximi e vret paditurinë”.
Me lexim dhe shkrim e shpjegim të fjalëve dhe analizimi i të folurit janë shpjegimi i mendimeve të cilat njeriu i ka në shpirt dhe në vetëdijen e tij. Prandaj, që të dyja këto, gjegjësisht shkrimi dhe të folurit, duhet të kenë shprehje të qartë. Allahu i Lartësuar në Kuranin famëlartë thotë: “E krijoi njeriun. Ia mësoi të shprehurit e qartë”. (Er-Rahman: 3-4). E kjo përfshin qartësinë e të shprehurit në çdo gjë.(2)
Leximi donë këmbëngulje të madhe vendosmëri dhe dashuri e meditim gjatë leximit. Rreth këmbënguljes drejt suksesit Isa a.s thoshte: “Ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet (Mateu 24;13)(3)
Pra këmbngulja në lexim është çelsi i suksesit. Ajeti i sipërshënuar në suren Alek na urdhëron për lexim. Kur i erdhi Xhibrili, meleku i shpalljes, Muhamedit a.s., i tha të lexoj, kështu urdhëresat e para janë dhe thërrasin në lexim. Leximi nënkupton poashtu lexim të vetvetes së pari pastaj të reflektuarit pozitivisht tek të tjerët.
Civilizimet që lexuan shumë, breza edukuan dhe tjera qytetërime që i pasuan morën nga ata dhe i përpunuan, perfeksionuan dhe praktikuan në shërbimet e tyre të përditshme.
Vlerat që kemi nga leximi:

• Leximi eliminon pakujdesinë shton aftësinë
• Leximi pajis robin me intelekt dhe kulturë
• Leximi zhduk injorancën
• Leximi na shton aftësinë për punë
• Leximi rrit kapacitetin e inteligjencës
• Leximi e bën njeriun më të arsyeshëm
• Leximi e bën njeriun më tolerant të butë
• Leximi të bën të dallosh të vërtetën nga e pavërteta
• Leximi zgjon mendjen dhe zemrën
• Leximi përmirëson-rregullon, njeriun, familjen, fshatin, qytetin, shtetin, botën etj

Postime te ngjajshme