FETVATË ELASTIKE

25593528_323331051515530_523378498_nPërmes interpretimit të ngurtë të Kur’anit dhe thënieve të profetit Muhamed a.s., monarkia saudite kanë manipuluar me masën dhe kanë aplikuar ligj të egër dhe të padrejtë ndaj popullit, vetëm e vetëm për t’i mbajtur nën kontroll ata.

Andaj duke patur parasysh mishërimin e pushtetit të monarkisë saudite me ideologjinë vehabiste, skepticizmi për ndonjë reformë thelbësore është i bazuar në fakte dhe argumente, sepse kundërshtimi i vehabizmit (i cili është shtypës i shoqërisë) nga monarkia, do të thoshte kundërshtim i vetës dhe rrezikim i pushtetit të tyre, ngaqë ideologjia vehabiste ka luajtur rol kyq në venien e themeleve të shtetit saudit. Andaj deklaratat e princit të kurores, Muhamed bin Selman, shkaktuan huti tek myslimanët. Premtimi për reformim të islamit, ndryshimin dhe korrigjimin e ligjeve të shtetit, nënkupton se diçka nuk ka qenë apo nuk është në rregull. Para disa muajve, monarkia saudite e mbështetur nga hoxhallarët e dëgjueshëm të oborrit mbretëror, anuluan vendimin për ndalimin e gruas që të ngas makinën. Dhe vetëm javën e kaluar filloi implementimi i ligjit që po ua mundëson grave saudiane që të vozisin veturat.

Megjithatë shtypja ndaj grave vazhdon. Gruaja saudiane vazhdon të jetë shumë e kufizuar, ato nuk kanë të drejtë madje as të hapin edhe një llogari bankare, kurse arrestimet e grave aktivisteve që kërkojnë të drejtat e tyre është një gjë e mëse e zakonshme në monarkinë saudite. Për ta mashtruar popullin e lodhur nga shtypja, më herët u patën paralajmëruar edhe hapja e kinemave, lejimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore, si dhe lejimi i pjesëmarrjes së grave në ngjarjet sportive. Njëherit kjo është një indikacion që tregon se monarkia saudite sundon e nuk qeverisë shtetin. Nga ky korrigjim i vendimeve të mëhershme, mund të vijmë në dy konkludime të mundshme, ose vendimet e mëparshme kanë qenë në kundërshtim me normat islame, ose vendimet e reja janë kundërshtim me normat islame, e që është ajo e para.

Dijetarët e mirëfillt islam kanë argumentuar që moti se me zbatimin dhe promovimin e vehabizmit, monarkia saudite po deformon normat islame, dhe duhet kuptuar se kjo çasje dhe ideologji ekstreme, krejtësisht e pa bazë në mësimet fetare islame, ka kaluar kaherë kufijtë shtetëror saudit dhe është propaganduar anë e mbanë globit. Studentët indoktrinuar, e diplomuar në universitetet vehabiste saudite, që janë nga të gjitha kombësitë e botës, pas kthimit në vendet e tyre, kanë predikuar vijën ekstreme të fesë dhe permes predikimeve të tyre që sfidojnë logjikën e shëndoshë, në vazhdimësi kanë radikalizuar pjestarët e shoqërive të ndryshme. Të sprovuar me radikalizmin vehabist jemi edhe ne në trojet shqiptare dhe në ballkan.

Pra ideologjia tashmë është përhapur dhe do të vazhdoj të perhapet, pavarësisht deklaratave të monarkisë saudite për moderim. Njerëzit tashmë janë indoktrinuar dhe do vazhdojnë të radikalizohen, shkaku i kësaj janë humubur me mijëra jetë njerëzish dhe miliona jetë të tjera janë shkatërruar dhe miliona njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që tashmë nuk ekzistojnë fare. Kurse popujt anë e mbanë botës do të vazhdojnë të jetojnë nën rrezikun permanent të dhunës së radikalëve vehabist. Reformat në shtetin saudit janë mëse të nevojshme dhe do të ishin të mirëpritura, sikur këto reforma të ishin substanciale dhe të njëmendëta, por çasja dhe politik-bërja e deri tanishme e monarkisë, vërtetë lë shumë për të dëshiruar, andaj edhe shkalla e lartë e skepticizmit është e arsyetuar./foltash.com/

Postime te ngjajshme