Fetvatë e çmendura

25589813_323331094848859_1431653262_n Vehabistët janë të njohur për predikimet dhe fetvatë e tyre jashtë çdo parametri të absurditetit. Vendimet fetare prej së cilave po habitet e gjithë bota e qytetruar, mjerisht, që nga paslufta kanë arritur edhe tek ne dhe është punuar sipas tyre. Thirrësit vehabist në trojet shqiptare po shkaktojnë huti e perçarje të vazhdueshme, duke shkaktuar polarizime në mesin e besimtarëve, por edhe përgjithësisht në shoqëri. Shpjegimet banale mbi marëdhëniet intime, fetvatë dhe shpjegimet se si duhet rrahur gruaja, se si i ndalohet gruas të ngas makinën apo të shkoj në kinema, janë absurditet i llojit të vet, të cilin e hasim vetëm tek komuniteti vehabist. Fetvatë e imamëve vehabist nuk janë madje as logjikë mesjetare, ato janë “logjikë” shpellare, që mendja e njeriut normal nuk mundet asesi t’i përceptoj.

Të thuash pastaj se toka është e rrafshët dhe se nuk lëvizë, sot në shekullin XXI, ku zbulimet hapësinore kanë arritur kulminacionin, kurse njohuritë elementare mbi planetet i posedojnë edhe fëmijët, tregon një prapambeturi që nuk mund asesi të përkufizohet nga mendja e njeriut. Njëherit fetvatë vehabiste shumë kush i ka paguar edhe me jetë, ata në vazhdimësi kanë arsyetuar dhe lejuar vrasjen, plackitjen, përdhunimet dhe amoralitetin. Rezultat i këtyre fetvave janë krimet në Irak dhe Siri, ku me qindra mijëra njerëz u vranë, me mijëra gra u përdhunuan dhe me mijëra fëmijë mbetën jetim. Madje ka patur rast ku cmenduria vehabiste ka kaluar edhe në kanibalizëm. E gjithë kjo nuk është islam, nuk është fe e Zotit. Ne nuk kemi nevoj për këto prapambeturi vehabiste, nuk kemi nevoj që arabët të na e shpjegojnë fenë. Ne synojmë inegrimin në Evropë, e nuk synojmë shpellat e Arabisë./Foltash/

Postime te ngjajshme