Fëmijët e “xhihadistëve” të pa shpresë nëpër rrugët e Irakut dhe Sirisë

25589813_323331094848859_1431653262_nOrganizata terroriste ISIS tashmë ka humbur nga kontrolli vendet si Iraku dhe Siria, vende të cilat do të mbesin të shënuara në histori për përjetimet e krimeve të llahtarëshme dhe tmerret e vuajtjet e pa para në historinë moderne të njerëzimit. E për ta shtuar fatkeqësinë edhe më tepër, të gjitha shkatërrimet, tmerret dhe krimet lemerisëse, u kryen të kamufluara me petkun e fesë, në pretekstin se po luftohet për të ngritur fjalën e Zotit, për të ngritur Islamin, për të ngitur Kur’anin, por që e gjithë kjo ishte vetë farsë. Kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur Shteti i ashtuquajtur Islamik i Irakut dhe Levantit, e ka humb luftën kundrejt forcave qeveritare irakiane dhe aleatëve të saj.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga disfata e ISIS-it në Irak, ende gjenden me mijëra trupa të pa jetë nën rrënojat e shkatërrimeve që solli kalifati i terrorit. Në mesin e këtyre trupave të pa jetë, gjenden edhe shumë luftëtar të huaj që iu bashkuan radhëve të organizatës terroriste ISIS. Si në Siri, ashtu edhe në Irak, ka pasur të rinjë dhe njerëz që me familje shkuan nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare. Shumë xhihadist të huaj që u vranë nëpër shkretëtirat irakiane, kanë lënë pas familjet e tyre, gra dhe fëmijë që pësuan nga mendjelehtësia e kryefamiljarëve të tyre. Autoritetet qeveritare irakiane, tashmë së fundi deklaruan se mbajnë nën arrest rreth 500 gra dhe 1,000 fëmijë të xhihadistëve të huaj. Fëmijët nën moshën tre vjeçare qëndrojnë me nënat e tyre, kurse ata nga 4 e deri në 14 vjeçare janë të shpërndarë nëpër jetimore.

Është tmerr i vërtetë kur mendohet dhe analizohet se si u morën në qafë këto gra dhe këta fëmijë, u sakrifikuan pikërisht nga ata që do duhej të kujdeseshin për ta, pra bashkëshortit dhe prindërit e tyre. Tanimë gratë e xhihadistëve dhe fëmijët e pafajshëm janë duke pësuar dhe duke vuajtur shkaku i mendjelehtësisë së atyre që mendoni se me shkatërrimin e jetëve të njerëzve dhe familjeve të tyre, po lartësoni fjalën e Zotit. Është një tragjedi komike të shohësh se si indoktrinimi fetar, solli deri tek shpëlarja e trurit të disave që kaluan në çmenduri. Sepse vërtetë duhet njeriu të jetë i çmendur që ta humb jetën dhe familjen për asgjë. Fëmijët tashmë të shpërndarë nëpër jetimore dhe në mëshirë të të huajve, kurrë nuk do ta dijnë së kë e kanë pasur prind. Ndoshta do ta kuptojnë vetëm faktin se kishin prindër mendjelehtë, që ua shkatërruan të ardhmen dhe i lanë të vetëm në ato toka të përgjakura në të cilat shkuan të shkatojnë tmerre dhe mizori.  /Editorial – Foltash/

Postime te ngjajshme