Fëmijët e xhihadistëve kosovar, gjenerata e re e ISIS-it?

25589813_323331094848859_1431653262_n Nga mbi treqind kosovar që shkuan për të luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS, shumë prej tyre shkuan me familje dhe humbën jetën, duke lënë pas vetes gra të veja dhe fëmijë bonjak. Ekziston rreziku i bazuar se fëmijët që kanë kaluar vite të tëra në Siri, janë indoktrinuar nga ideologjia ekstremiste, me qëllim të rekrutimit të mëvonshëm të tyre në ISIS. Njëherit përdhunimet e shumta të grave nga terroristët, janë bërë pikërisht me qëllimin dhe arsyetimin për krijimin e gjeneratave të reja të xhihadistëve, që do të luftonin për përhapjen e ideologjisë ekstremiste dhe për të sulmuar dhe shkatërruar çdo gjë që është qytetruese. Nga ky plan djallëzor nuk janë të përjashtuar as gratë dhe fëmijët kosovar që mbahen peng nga terroristët e ISIS-it.

Fëmijët gjithmonë kanë qenë nën thumbin e terroristëve. Madje shpesh herë edhe në videot propaganduese të ISIS-it, fëmijët janë shfaqur me armë dhe të detyruar të marrin pjesë në ekszekutimin barbar të pengjeve. Njëherit ky gjest tregon më së miri se çfarë organizate anti njerëzore dhe anti Islame është Isis, ku as fëmijët e vegjël nuk kursehen nga mizoria e terroristëve. Baballarët e verbëruar nga ideologjia ekstremiste u bënë shkaktarë të vuajtjeve të fëmijëve të tyre. Këta fëmijë u privuan nga fëmijëria, nga loja dhe gëzimi. Buzëqeshja u fshi nga fytyrat e tyre të njoma. Ekstremistët në vend që t’ua donin të mirën familjeve të tyre, ata i dërguan fëmijët drejt dëshpërimit dhe mjerimit. Andaj gjeneratat e reja të ekstremistëve do të jenë të pa ndjenja.

Nuk do të ndiejnë mëshirë e dhembshuri ndaj askujt. Ata do të jenë plotë mllef, kurse hakmarrja për fatin e tyre të rëndë do të kanalizohet padrejtëisht ndaj të pafajshmëve. Kurse fajtorët e vërtetë, ata që i quan prindërit e tyre drejtë vdekjes dhe që u bënë shkaktar të shkatërrimit të familjeve kosovare, do të vazhdojnë të manipulojnë me gjeneratat e reja të indoktrinuara, sikurse manipuluan me prindërit e tyre mendjelehtë. Ekstremistët i mashtruan kosovarët duke i bërë ata të besojnë në kauza rrejshme dhe duke i nxitur të marrin familjet e t’ua dergojnë terroristëve.

Me marrjen peng të fëmijëve kosovar dhe fëmijëve të xhihadistëve të huaj, dhe përdhunimin e grave të veja, terroristët e ISIS-it kanë synuar të krijojnë gjenerata të reja ekstremistësh, të cilët do jenë plotësisht të bindur ndaj atyre që po e shkatërrojnë islamin, pikërisht duke u thirrur në të. Ekstremistët i shohin fëmijët vetëm si mjet që u shëben për të terrorizuar. Ata që përdorin fëmijët nuk bëjnë pjesë tek lloji njerëzor, ata janë djajë që nuk kursejnë askë (përveç vetës) për t’i realizuar idetë e ryre të sëmura. Për fatin tonë të keq ideologjia ekstremiste nga shkretëtirat e arabisë, arriti të indoktrinoj dhe të fusë përçarje edhe në popullin tonë. Por ‘Foltash’ do të jetë gjithmonë vigjilent dhe do të vazhdojmë të demaskojmë idetë që cenojnë popullin tonë, vendin tonë, mirëqenien dhe vlerat tona kombëtare.

Postime te ngjajshme