Feja nuk kërkon nga njerëzit të vriten për hirë të Zotit

25593528_323331051515530_523378498_nZoti i urdhëroi meaiket e Tij që në shenjë respekti ndaj njeriut t’i përulen atij duke madhëruar fuqinë e Zotit i cili jep dhe merr shpirta. Melaiket përnjëherë iu përulën njeriut, mëkëmbësit të Zotit në tokë. Përulja e melaikeve nuk ishte përulje vetëm ndaj disa individëve, shtrese, apo grupi të caktuar, por, përulja ishte e përnjëhershme ndaj njerezimit në përgjithësi, duke ditur që Ademi njeriu i parë është zanafilla e njerëzimit. Konventa për njeriun është konventë e lidhjeve të robit me Zotin.

Nga Nuhi a.s e deri te Muhamedi si vulë e profetëve është zingjiri i të dërguarve që Zoti i dërgoj për të bërë thirrjen e adhurimit ndaj Një Zoti të Vetëm dhe duke qenë musliman(të nënshtruar) vetëm ndaj Zotit,mesazhi Hyjnorë është dëshmi e relacionit të qartë midis njeriut dhe Zotit si dhe argument i thirrjes kolektive dhe pa dallim. Zoti kërkoj nga njeriu që të jetë adhurues ndaj Tij, të jetë i dashur dhe i afërt me njerëzit pa dallim dhe të ndërtojnë raporte të tolerancës dhe dashurisë dhe se Zoti assesi nuk kërkoj nga njeriu që të jetë guardian apo mbrojtës i Zotit Fuqiplotë. I madhërishmi nuk ka nevojë që të ruhet nga dikush, Ai është Zot i botërave i cili nuk shihet me sy por argumentet si njeriu janë dëshmi e ekzistimit të Tij. Zoti i ka bërë detyrë vetes që të furnizoj njeriun,ta mëshirojë dhe ta udhëzoj duke i dhënë i dhënë mundësinë e jetesës dhe zhvillimit e përparimit.

Mëshira dhe furnizimi nga Krijuesi përfshinë të gjithë pa dallim dhe se njeriu është krijesë që Zoti e nderoi me përuljen e melekëve ndaj tij. Njeriu ka detyrë t’i përgjigjet thirrjes së Zotit që të besoj njëshmërinë e Tij, të besohet bota tjetër dhe dita e gjykimit. Në të njëjtën kohë njeriu ka odligimin e respektit edhe ndaj atyre që kanë besimin dhe bindjen ndryshe. Vendet ku njerëzit falen e luten janë e drejt ekskluzive e secilit që nuk ka drejt askush të cenoj. Tërë njerëzimi, musliman, krishterë, pagan dhe ateist janë krijesë madhështore e Zotit. Zotin e nderojmë kur ne çmojmë dhe respektojmë njeriun si krijesë e Zotit dhe se asnjërit nuk i lejohet që duke dashur të argumentoj se beson Zotitn të vrasë atë që ka pikëpamjen ndryshe mbi Zotin. Të mos harrojmë se të gjithë jemi krijesa të dashura të Zotit dhe se më i miri nga ne është ai i cili e ruan veten nga mëkatet dhe dëmet ndaj tjetrit. /foltash.com/

Postime te ngjajshme