Emiri i Kuvajtit: Shpresoj që mosmarrëveshjet të zgjidhen gjatë Ramazanit

“Në këtë muaj të mirësisë dhe në këto netë të bekuara, shpresojmë që të tejkalohen problemet në Gjirin Persik dhe mosmarrëveshjet pikëlluese të zgjidhen përmes dialogut”

thumbs_b_c_db1fd8f8d095e7c9d4456f54f08f79a2KUVAJT  – Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmed Al Jaber Al Sabah, ka theksuar se shpreson që “mosmarrëveshjet pikëlluese” mes vendeve të Gjirit të zgjidhen gjatë muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në këtë muaj të mirësisë dhe në këto netë të bekuara, shpresojmë që të tejkalohen problemet në Gjirin Persik dhe mosmarrëveshjet pikëlluese të zgjidhen përmes dialogut”, ka thënë Sabah në një fjalim të tij të publikuar në televizionin shtetëror të Kuvajtit.

Duke vënë theksin mbi lidhjet historike, marrëdhëniet dhe interesat e përbashkëta mes shteteve të Gjirit, Sabah tha se do të japin përpjekjet e nevojshme për realizmin e pritshmërive të qytetarëve në këtë drejtim dhe për ruajtjen e këtyre lidhjeve.

Ai shtoi se Kuvajti është në dijeni për kërcënimin që kanoset nga terrorizmi, duke shtuar se vendi i tij është në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër çdo forme të terrorizmit dhe se përpiqen të shuajnë çdo resurs që ushqen terrorizmin.

Ndryshe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit”.

Diplomatët e Katarit u urdhëruan që brenda 48 orëve ta lëshonin Arabinë Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, të cilat Katarit i mbyllën hapësirën ajrore. Po ashtu, Arabia Saudite i mbylli Katarit edhe kufirin e vetëm tokësor.

AA-Fol Tash

Postime te ngjajshme