Ekstremizmi në Kosovë iu konvenon vetëm qarqeve anti-shqiptare

25593528_323331051515530_523378498_n Literatura ekstremiste që u botua me të madhe pas luftës, bëri që ekstremizmi të përhapej me shpejtësi në Kosovë, ku për një kohë të shkurtër arriti edhe në shkallën e pandemisë. Neglizhenca e institucioneve shtetërore dhe fetare ia mundësoi ekstremistëve ta propagandojnë ideologjinë e tyre të dhunshme, duke përdorur fenë Islame për të kamufluar qëllimet e errëta gjeo-politike. Indoktrinimi dhe radikalizimi i të rinjëve që i shndërroi ata në ekstremist të dhunshëm, bëri që Kosova si shtet i ri ta fitoj një imazh aspak të mirë në arenën ndërkombëtare.

Ekstremizmin në Kosovë u munduan ta shfrytëzojnë qarqet anti-shqiptare për të na armiqësuar me aleatët tanë perendimor që na ndihmuan ta çlirohemi nga okupimi shekullor. Çështja e ekstremizmit ishte hapur edhe gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ish ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, e kishte cilësuar Kosovën si çerdhe e radikalizmit dhe ekstremizmit islam. Njëherit ishte zbuluar se një ndër ueb faqet propaganduese të vehabizmit dhe ekstremizmit në gjuhën shqipe, ishte regjistruar në Serbi dhe në emër të një personi të na nacionalitetit serb.

Kjo na tregon se qarqet anti-shqiptare kanë punuar në vazhdimësi pë të përhapur ekstremizmin në Kosovë, në mënyrë që të humbasnim simpatinë dhe përkrahjen e aleatëve tanë perendimor. Pra ekstremizmi në Kosovë, gjithmonë iu ka konvenuar armiqëve të kombit shqiptar. Ekstremistët në Kosovë e kanë njollosur Islamin si fe, e po ashtu kanë dëmtuar rëndë imazhin kombëtar të shqiptarëve. Njëherit ekstremistët kanë punuar vazhdimisht për të rrënuar vlerat e mirëfillta fetare e kombëtare, duke tentuar që Kosovën dhe shqiptarët t’i paraqesin si vend dhe popull talebanesk. Të vetmit që i janë gëzuar shkuarjes së shqiptarëve në Siri, janë qarqet anti-shqiptare që këtë fakt u munduan pa reshtur ta përdorin kundër nesh. Duhet ta kuptojmë se ne jemi mysliman por jo taleban dhe ISIS. Shqiptarët janë pjesë e evropës dhe si të tillë, identiteti ynë nuk përkon me mentalitetin shpellar vehabist i cili ka shkatërruar çdo vend që ka prekur. /foltash/

Postime te ngjajshme