Ekstremistët e kriminalizuan fenë islame

1_L8bhs6DfGqVK24ymD9FcsANga një fe paqësore dhe tolerante, e cila thërret në dashuri, harmoni dhe mirëkuptim, islami ka fituar një reputacion shumë të ligë gjatë viteve të fundit. Islami sot është i asociuar me krim, vrasje e çrregullim shoqëror. Krejt kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh shkaku i ekstremistëve që terrorizojnë në emër të fesë islame. Krimet makabre qe janë kryer nga ekstremistët gjatë vitevete të fundit kanë lënë të stepur opinion në mbarë botën. Me krimet që i bënë radikalët dhe ekstremistët në emër të fesë, kanë arritur ta kriminalizojnë islamin. Megjithëse vrasjet dhe krimet e tjera janë si pasoj e mësimeve ideologjike e jo fetare. Keqinterpretimet e qëllimshme të ekstremistëve kanë kriminalizuar Kuranin dhe shprehjet fetare si “Allahu Ekber – Zoti është më i madh”.

Duhet të theksojmë se atributet dhe cilësitë e Zoti janë: I Gjithmëshirshëm, Mëshirues, Bamirës e Falës, e nuk janë: vrasës, torturues e shkatërrues. Ekstremistët pasojnë ideologjinë vehabiste kurse thirren ne fe vetëm për të legjitimuar absurditet e tyre. Për ekstremistët çdo kush që nuk mendon si ta është pabesimtar dhe nuk meriton te jetojë. Ekstremistët janë kundër fesë dhe vlerave të mirëfillta fetare. Këta terrorist mundohen ta paraqesin vetën si përfaqësues të Zotit në tokë, ndërsa në fakt këta janë kundër Zotit, kundër fesë, kundër njerëzimit dhe çdo gjëje qytetruese. Andaj edhe kundërshtimi i ideologjive ekstremiste është obligim moral, kombëtar dhe fetar. Dëshmorë e kombit dhe martirët kanë dhënë jetën për komb dhe vatan, për këtë edhe nuk duhet lejuar që matrapazët ekstremist të shkelin mbi sakrificën e tyre sublime.

Postime te ngjajshme