Egjipt, vriten 19 terroristët e sulmit kundër Koptëve

137Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar për likuidimin e 19 terroristëve të përfshirë në incidentin terrorist në Minja,sulm i cili kishte si cak një autobus që barte një grup njerëzish Kopt. Terroristët ishin të përfshirë në kryerjen e operacioneve armiqësore në vend dhe u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e sigurisë. Ministria e Brendshme tha në një deklaratë sot se në operacionin e ndjekjes së elementeve terroriste të përfshira në kryerjen e armiqësive në vend, sulmi më i fundit i armatosur që vuri në shënjestër disa qytetarë gjatë kthimit të tyre nga manastiri i Shën Samuel Almuferit për në vendlindjen e tyre në qytetin Suhaxh më 02.11.2018, pas incidentit u formua grupi i punës në terren dhe teknik me pjesëmarrjen e sektorëve përkatës të ministrisë dhe hartimin e një plan hulumtimi bazuar në mbledhjen e informacionit dhe ndjekjen e rrugëve të arratisjes së autorëve, duke përdorur teknologjinë moderne.

Ministria e Brendshme tha në deklaratën e saj se “informacioni i sektorit të sigurisë kombëtare zbuloi përqendrimin e një grupi të elementeve terroriste që iknin nga ndjekja e organeve të sigurisë, të cilët janë anëtarë të qelizës që ekzekutuan planin e sulmit ndaj banorëve Kopt në një nga zonat malore në shkretëtirën perëndimore të Minjas dhe duke u ikur nga monitorimi i sigurisë “. Deklarata shtoi se zona u bastis pas rrethimit të zonës, elementët terroristë hapën zjarr mbi forcat e sigurisë, duke i bërë ata të i kundërpërgjigjeshin zjarrit. Pas përfundimit të sulmit dhe vrasjes së terroristëve u zbulua se forcat e sigurisë kishin vrarë 19 elementë terroristë (të identifikuar). Ata gjithashtu gjetën 4 pushkë automatike, 7.62X51, 7.63X51 FN, 3 pistoleta, 4 pistoleta 9mm dhe një sasi të kalibrit të ndryshëm dhe mjete të jetesës, disa dokumente rregullative.

Postime te ngjajshme