Ebu’l Kasim el Zahravi

1396be8cf5ba34ffa54ae6932c41b3f7--kitab-by-theAutor: Mr. Besart Shala

 

Ebu’l Kasim Khalaf ibn el-Abbas el-Zahravi, u lind më 936 në qytetin mbretëror El Zahra, nëntë kilometra në veri-perëndim të Kordobës, në Endelus. Ai ishte shkencëtar arab musliman, fiziolog, kirurg, kimist dhe kosmetolog. Konsiderohet të jetë babai i kirurgjisë moderne dhe kirurgu më i famshëm i mesjetës, pasi që punimet e tij gjithëpërmbledhëse shkencore, të kombinuara në mes mësimeve klasike të lindjes së mesme dhe atyre greko-romake, i dhanë formë procedurave kirurgjikale, si atyre të botës Islame ashtu edhe në Evropë deri në kohën e renesancës dhe pas saj. Kontributi i tij më i madh jetësor, është enciklopedia e tij mbi praktikën mjekësore prej tridhjet vëllimeve e quajtur Kitab el-Tesrif (Metodologjia e Mjeksësië).

El Zahravi ishte pasardhës i fiseve arabe, gjegjësisht atyre Medinase, të cilët kishin emigruar më herët në Spanjë.

Emri i tij së pari është paraqitur në shkrimet e filozofit dhe historianit, Ebu Muhamed bin Hazm (993 – 1064), i cili e radhiti atë në mesin e fiziologëve më të mëdhenjë të Endelusit. Por biografinë e parë të detajuar të Zahravit e  kemi nga vepra e nxënësit të Ibn Hazmit, El Humejdit, e quajtur Xhadhvat el-Muktabis (Mbi dijetarët e Endelusit), e cila ishte punuar gjashtë dekada pas vdekjes së Zahravit, e që flet mbi biografitë dhe kontributet shkencore të dijetarëve musliman nga Endelusi.

Pjesën më të madhe të jetës së tij, El Zahravi e kaloi në Kordobë, vend ky ku studioi, ligjeroj dhe praktikoj mjekësinë dhe kirurgjinë, deri në fund të jetës së tij.

Rruga në Kordobë ku ai jetoi është emëruar për nderë të tij me emrinë “Calle Albucasis”, në këtë rrugë ai jetoi në shtëpinë nr.6, e cila edhe sot ruhet nga ministria e turizmit të Spanjës, dhe mbanë një pllakë bronzi ku shkruan ’’Kjo është shtëpia ku jetoi Ebu’l Kasimi’’

 

Veprimtaria shkencore

 

Zahravi më së tepërmi është i njohur për inovacionet e tij më të hershme dhe origjinale në fushën e kirurgjisë. Ajo çfarë dihet për veprimtarinë e Zahravit, gjendet në veprën e tij monumentale: Et-Tesrif liman ‘Axhiza ‘an et-Ta’lif (Metodologjia e Mjekësisë). Et-Tesrif është një enciklopedi gjithëpërfshirëse mjekësore, e përbërë prej 30 vëllimeve, me të dhëna mjekësore të cilat El-Zahravi i akumuloi përgjatë karrierës së tij 50 vjeçare në këtë  lëmi. Ky punim përmbanë kapituj mbi kirurgjinë, mjekësinë, ortopedinë, oftamologjinë, farmakologjinë, flebotominë, e shumë disciplina të tjera mjekësore, të cilat ishin të ndara edhe në traktate, si dhe janë dhënë përshkrime të rreth 300 sëmundjeve dhe mënyra për mjekimin e tyre.

Vepra Et-Tesrif përmbanë një numër të madh analizash origjinale, të cilat kanë vlerë të madhe nga pikëpamja historike. Në këtë punim El-Zahravi flet mbi shkaktarët dhe simptomet e sëmundjeve, jep teori mbi edukimin e fëmijëve, dhe kujdesin ndaj të moshuarve. Në kapitullin ku bënë fjalë mbi farmakologjinë dhe terapitë, ai flet mbi fushat siç janë: medikamentet për zemër, vjellje, laksativët, kosmetologjinë, dietat, zëvendësimet për barërat, etj.

Ky punim është përkthyer në shekullin e XII-të, nga Gerardi nga Kremona (Gerardus Cremonensis, 1114–1187), dhe krahas punimit të Ibn Sinait, Ligji i Mjekësisë, këto vepra luajtën rol shumë të rëndësishëm në universitetet evropiane, që nga shekulli i XII-të e deri në shekullin e XVIII-të, pasi që paraqisnin fundamentet bazë për studimin e shkencave mjekësore në Evropë.

 

Disa nga të arriturat e El-Zahravit:

 

  1. El-Zahravi ishte ekspert i stomatologjisë, libri i tij përmbanë skicime të instrumenteve të ndryshme të cilat përdoreshin, si shtojcë ndaj përshkrimeve të tij të operacioneve shumë të ndërlikuara stomatologjike.
  2. Ai diskutoi mbi problemin e dhëmbëve të deformuar dhe të keq-radhitur, dhe si të rregullohen këto defekte.
  3. Ai zhvilloi teknikën e punimit të dhëmbëve artificial dhe zëvendësimit të dhëmbëve të prishur me ata të punuar.
  4. Gjilpëra e parë mjekësore është zbuluar nga El Zahravi dhe është përshkruar në enciklopedinë e tij, si dhe zbulimi i mjetit për nxjerrjen e embrionit të vdekur, e shumë mjete të tjera.
  5. Në shkencën e mjekësisë, ishte i pari që e përshkruajti në mënyrë të detajuar sëmundjen e pazakonshme të quajtur ’’Hemofilia’’.
  6. Ishte i pari që diskutoi mbi mundësinë e trashëgimit të Hemofilisë.
  7. Ai poashtu përshkroi qepjen e enëve dhe arterieve të gjakut, gati 600 vite para se kjo t’i atribohej fiziologut Ambroise Paré. Kurse përdorimi i perit i bërë nga zorrët, zbulim ky i Ebu’l Kasimit edhe sot praktikohet në kirurgjinë moderne, pasi që janë e vetmja substancë natyrale që mund të tretet dhe është i pranueshëm nga organizmi
  8. El Zahravi ishte autori i parë në shkencën e mjekësisë, i cili paraqiti skicime të instrumenteve mjekësore të cilat përdoreshin në kirurgji.
  9. El Zahravi shpjegoi në mënyrë të detajuar heqjen e bajameve dhe traketominë.
  10. Shpjegoi heqjen e gurëve nga fshikëza.
  11. Ai ishte i pari që shpjegoi operimin e kancerit të gjirit dhe heqjen e cistës tiroide.
  12. Ai poashtu ishte pionier i kirurgjisë plastike, pasi që edhe njihet për intervenimet e tij të shumta të kësaj natyre.

 

Në shekullin e XIV-të, kirurgu i famshëm francez Guy de Chauliac, i cili kishte qenë edhe mjek personal i papës për tri gjenerata, e konsideronte Zahravin të barabart me fiziologët më të famshëm antik, si Hipokratin dhe Galenin. /foltash/

 

 

Postime te ngjajshme