E “sigurt”: “ATA KËTË BOTË E NE TJETRËN”

25589813_323331094848859_1431653262_nNdoshta kjo pyetje për dikend mund të jetë e ditur e për dikend tendencioze. Jo, asnjëra, pyetja është për gjithë ata që kanë gojën plot me këtë dëshmi, të ekzistimit të Një Zoti të Vetëm, e në anën tjetër predikojnë, zbatojnë dhe pasqyrojnë diqka krejt ndryshe nga LAILAHEIL-LALLAH. Në praktikën e jetës fetare arabe, secili që dëshmon dëshimnë e besimit është besimtarë e tjerët janë “Qufarë” të cilët do të ndëshkohen rreptë. Por, ne nuk shkruajmë se si janë ata ë mendojnë dhe besojnë ndryshe, sepse fundja të gjithë jemi krijesa të Zotit, por çështja që duam të shtjellojmë është se këta që thirren se janë ummeti i LAILAHE IL-LALLAH, cili është raporti i tyre me këtë formulë dhe maksimë. Përderisa jo muslimanët janë kryesorët që çpikën dhe zhvilluan shkencën e dijen, dhe lehtësuan jetesën e njeriut pa dallim besimi, kjo pjesa e ummetit janë të stërkënaqur me deklarimet e tyre se jomuslimanët janë në xhehenem dhe të dënuar rreptë, thuase dënimi është në dorën e tyre dhe arsyetojnë prapambeturinë zhvillimore me arsyetimin se ATA KËTË DYNJA E NE AHIRETIN ( XHENETIN).

Nëse thua se ata këtë dynja e ne ahiretin-xhenetin, atëherë cila është vepra që bëre dhe e cila ty të siguron xhenetin. Me çka fitohet xheneti, cila është vepra që e bëre në shërbim të njeriut dhe e cila të siguron parajsën. Historia është duke ecur para, mos qëndro në jetesën prapa. Jeta po ecë para, ndërsa ti ende po jeton me të kaluarën e pamundur të rikthehet. Nuk mund të ecësh tutje me logjikën e mallkimit, dembelisë, mosangazhimit e jo respektit. Kur’ani ka qartësuar fuqishëm dhe bukur se kush janë ummeti i Lailaheil-lallah. Janë punëtorët, të diturit, dijetarët, besimtarët, të drejtit, të pastërtit dhe ata që u dalin njerëzve në ndihmë. Përderisa mendon që të ktheshë historinë prapa, duke anashkaluar zhvillimet e hovshme të aktualitetit dhe kohës në të cilën jetojmë, atëherë nuk mund të mbetesh pjesë e ummetit. Nëse pretendon se je ummet i Muhamedit duke anashkaluar tërësisht jetën e kësaj bote, atëherë është pikërisht Muhamedi a.s. ai që erdhi për të luftuar këtë që ti e pretendon, dhe ai ia arriti. Zoti ekziston, në këtë nuk ka dilemë, tjetër gjë, është relative, ndryshon dhe lëvizë.

Ligji dhe rregullat për të gjithë njësoj, liria e shprehjes së mendimit e garantuar, zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe shkencorë në hovë të lartë, vlerat njerëzore të garantuara dhe të paprekura. Kjo është një shoqëri e sigurt, e aftë dhe me vlerë, ndryshe, konsiderohet e së kaluarës që nuk mund të përshtatet me të tashmen dhe ardhmen. Kjo dynja është për të gjithë, por edhe ahireti është për të gjithë. Ndaj të angazhohemi në këtë dynja, të lëvizim dhe të bëhemi të dobishëm, atëherë do themi se jemi në rrugë të qartë dhe sigurt. “ Sikur të donte Zoti, Ai do të na krijonte të gjithëve si një ummet-popull”/ foltash.com/

Postime te ngjajshme