E kam pothuajse të vështirë të gjej spikera myslimanë që mbajnë hutbe motivuese për xhematin

Hutba-Mimber-Lampen-Hutbe-Mimber-Lambalar1Krejt puna e Hytbes interesante është kthy se si me i tregu xhematit se sa gabimtarë janë, se sa keq i bëjnë punët, se sa shtrembër ecin etj. Gjithcka që flasin ua nxijnë jetën xhematit.
90% e hytbeve në qarkullim janë demotivuese. Por më e keqja e kësaj është kur xhemati bindet të thotë “sa hoxhë i fortë është filani”. Gjen Hatiba hoxhallarë pa kualifikim psikologjie, sociologjie, lëre më filozofia haram, krejt dallash ngrihen në hytbe. A e keni pa krejt tu u qyrravit se sa humbës janë myslimanët, po po u tregojnë se sa humbës janë muslimanet, por jo kështu si e them une. Por në forma të modifikuara elekuence duke shënjestruar për fajtorë të tjerët. Dhe janë pajtuar me këtë, të bindur se një ditë zullumi do të largohet me zbritjen e Mehdiut dhe Isait a.s.
Rrini e boni hesap ditët, s’keni se c’boni, ishte nasib për të gjithë. Duke harruar fjalën e Allahut: “Allahu nuk e ndryshon dicka të një populli derisa ai (populli pra) të ndryshojë dicka me dorën e tij”.

Konstatime sa të duash, zgjidhja?
Zgjidhja një shprehje e lehte të thuhet: Zbatoni Kur’anin dhe Sunnetin! A thua se xhemati jan krejt dijetar! Folni more njerëz të shkolluar për të folur, motivojini njerëzit, jepini shpresë, tregojuani rrugën, format e drejta për të ecuar përpara. Boll me mjete arakaike dhe profane të komunikimit. Mësoni jo vetëm nga myslimanë por edhe nga jo myslimanë teknikat e komunikimit, për të ngritur përshpirtjen e myslimaneve që kanë mbetur në makuterinë e gjuhës së eger e të vrazhdë të spikerave idiotë.

Autor : Alban Çuli

Postime te ngjajshme