Duhet t’i dini! Vehabizmi dhe masakra intelektuale

thumb-1920-130841 Deshmohet, sic shkruan Dr. Muhamed Iwad El-Khatib ne “Safahat min Tarijkh El-Xhezijreh El-Arabijeh“, djegia e Bibliotekes Arabe (El-Mektebeh El-Arabijeh) ne Mekkeh nga ana e vehabisteve ne vitin 1925. Nje nga bibliotekat me te pasura dhe te rendesishme. Me 60000 tituj te rralle dhe afesisht 40000 doreshkrime. Prej doreshkrimeve, ka patur nga ato te cilat i kish diktuar vete Profeti Muhamed s.a.v.s. e disa prej tyre kane qene te shkruara nga Khulefai Rashidin – Ebu Bekr, Umer, Uthman dhe Alij – Allahu qofte i kenaqur me ta. Ne kete biblioteke gjendeshin shenime te shkruara mbi lekura te gazelave, eshtra kafshesh dhe pllaka druri, sikurse nje numer i konsiderueshem punime qeramike dhe balte qe u perkisnin sahabeve dhe Pejgamberit s.a.v.s.. E gjitha kjo deshmon per brutalitetin dhe mendesine arkaike bedewine ne pamundesi tjeter per ti dhene ze dhe hapsire dogmave te injorances nga njerez paranojak.

2 • Si fillim, vehabistet botuan Sahihun e Bukharijut, gjoja te shkurtuar dhe ne vellime te vogla duke shmangur prej tij disa hadithe pa lene asnje gjurme rreth tyre. Ne “Rudud ala Shubuhat Es-Selefijeh“, Shejkh Ed-Dejthurij do te shkruante: “Shtremberimet dhe fshirja e haditheve jane pune selefistash dhe e fese se tyre. Nu’man El-Elusi psh. deformoi Tefsirin e babait te tij fisnik, i cili ka qene Shejkhu i Irakut, Shejkh Mahmud El-Elusij te titulluar “Ruhul Me’anij”. Nese nuk do te kish futur duart Nu’mani, ai do te ishte nje tefsir unik gjitheperfshires“.

• Gjithashtu vehabistet manipuluan dhe nderhyne ne Tefsirin e Zemakhsherijut te titulluar “El-Keshshaf“, i cili u botua nga Shtepia Botuese “El-Ubejkan” ne Rijad me deformime flagrante, sic gjenden ne komentimin e ajeteve 22-23 te sures Kijameh, ku u fshi komenti i Zemakhsherijut totalisht dhe u vendos ajo qe i pershtatet dogmes se tyre.

• Kane botuar El-Mugnij te Imamit Hanbelij Ibn Kuddameh El-Makdesij duke fshire totalisht prej librit kapitullin “El-Istigatheh” (Kerkimi i Ndihmes)
• Kane botuar “Sherh Sahih Muslim“, shpjegimin e Imam Nevevijut, duke xhveshur nga hadithet e Sifateve – Atributeve. • Nga po i njejti autor, Imam Neveviju, kane botuar librin “El-Edhkar” (Lutjet) nga Shtepia Botuese “Huda” ne Rijad, nen pergjegjesine e Departamentit te Kerkimeve, Propagandes dhe Udhezimit, prane Ministrise se Vakefit te A. Saudite, ne vitin 1409 hixhri, duke ndryshuar fjalet e Imam Nevevjiut dhe duke manipuluar nje segment te librit, ashtu sikurse kane fshire totalisht ate qe s’mund ta manipulonin dot, pikerisht Librin e Haxhit (Kitab El-Haxhxh) prej El-Edhkar, pjesen qe ka lidhje me viziten e varrit te Pejgamberit s.a.v.s.
• Kane mashtruar me librin El-Ibaneh te Imam Ebul Hasan El-Esh’arij, duke fshire totalisht prej ketij libri ate qe nuk i pershtatet dogmes se tyre te prishur, pikerisht fjalen e tij rreth Istivase ku thote: “Allahu isteva mbi Arshin, ne ate aspekt qe Ai e ka thene e ne kuptimin qe Ai ka deshiruar. Isteva transhendentale (munezzeh) ndaj kontaktit, stabilizimit, qendrimit, fusionit dhe transferimit. Ate nuk e mban Arshi, por Arshi dhe mbajtesit e tij mbahen nga miresia dhe fuqia e Tij, te nenshtruar nen autoritetin e Tij. Ai eshte ne pozite me te larte se Arshi dhe mbi cdo gje……(deri ne fund)”. Si per ironi, kjo gjendet edhe tek Sherhi i Ibn Ebil Izz El-Muxhessim. • Nder manipulimet eshte ai i Zuhejr Esh-Shawijsh dhe Nasirudin Albanit te fjales se Imam Subkijut per te zbukuruar anen e shemtuar te Sherhit te Tahavijut nga Ibn Ebil Izz, duke ditur se Imam Subkiju eshte armiku me i ashper i doktrines se antropomorfizmit. Ne ate menyre, qe shkepusin cope fjale nga libri “Mu’id En-Ni’am” dhe e vendosin aty ku u intereson ne Sherhin e Ibn Ebil Izz ne forme te deformuar keshtu: “Ja keto kater mez’hebet – Lavdi Allahut – jane ne te njejten akideh, pervecse kush pasoi I’tizalin dhe Antropomorfizmin, perndryshe shumica e tyre jane ne hak, miratojne akiden e Ebu Xha’fer Et-Tahavijut, te cilen e kane pranuar ulemate e hershem dhe te pasmit“. Ndersa ajo qe ka thene Imam Subkiju ne realit, sipas librit te tij Mu’ijd En-Ni’am f.62 eshte: “Ne akaid Hanefite, malikite, shafiite dhe te miret e hanbelive – lavdi Allahut – jane te njejte, te gjithe jane ne pikepamjen e Ehli Sunnetit dhe Xhematit i trajtojne ceshtjet e besimit tek Allahu sipas menyres se Shejkhut te Sunniteve Ebul Hasan El-Esh’ari r.a. nuk jan largu prej kesaj vecse disa mbeturina hanefish dhe shafiish qe pasuan Ehli I’tizalin dhe mbeturina hanbelish qe pasuan Antropomorfistet, vetem malikite i ka ruajt Allahu ne ate menyre qe te gjithe malikite jane esh’arij, ne teresi akaidi esh’ari eshte ajo qe permban Akideja e Imam Tahavijut qe e pranuan ulemate dhe e pelqyen per veten e tyre“. Vini re se cfare ndryshimi ka mes dy teksteve, se cfare manipulimesh kane pere deshtaket, mashtrime dhe manipulime te librave te trashegimise islame.

3 Shkurtime dhe permbledhje librash burimore me justifikimin per t’ia lehtesuar mysimaneve esencen, por duke fshire dhe hequr ceshtje esenciale te cilat nuk perputhen me dogmen vehabiste. 4 Botime librash pa shenime shpjeguesish, sic kane vepruar me librin “El-Esma ue Es-Sifat” te Imamit Hafiz Bejhekijut, ku ne nje nder botimet kane fshire shpjegimin te titulluar “Furkan El-Kur’an” te Shejkh Selameh El-Azamij Esh-Shafiij, sikurse eshte fshire prej aty parathenia e kollosit Imam El-Keutherij. Tek botimi tjeter, shenimeve ne liber nuk u tregohet autori i cili eshte perseri Imam El-Keutherij dhe tek i treti shenimet e Keutherijut jane fshire totalisht. 5 Fryrja artificiale e ulemave te tyre ne ate menyre duke sajuar libra ne emer te tyre me marifete, sic eshte libri “El-Esma ue Es-Sifat“, te cilin e kane autoresuar si te Ibn Tejmijes, edhe pse Ibn Tejmijeh nuk njihet te kete nje liber te tille, por e gjitha kjo eshte nje marifet i ulet vehabist per t’i bere karshillek vepres se Imam Bejhekijut me te njejtin titull “El-Esma ue Es-Sifat“. Sikurse kane sajuar edhe nje liber tjeter ne emer te Ibn Tejmijes qe quhet “Dakaik Et-Tefsijr“, ku te dy titujt nuk jane asgje me teper se sa copeza te shkeputura nga Fetvate e Ibn Tejmijes dhe jo libra te perpiluara nga ai vete. Prite tash kur kjo tendence do marre erzin.

[pjeserisht nga Isam Abdulmelik El-Wezijr]
Përgaditi Idriz Jashari, imam

Postime te ngjajshme