Djaloshi i paralizuar nga Podujeva takon Elvis Naçin në emision, ai i premton banesë

RIADIRiad Mehmeti, 14 vjeç është në klasën e 7-të në shkollën fillore “Zahir Pajaziti”.

Riadi ishte vetëm 4 vjeç, kur Kosova u shpall shtet i pavarur, por ai sot e di shumë mirë rëndësinë e kësaj dite.

I paralizuar në karrocë Riad Mehmeti 14 vjeç, nxënës i shkëlqyer, kishte ëndërr vetëm të ngrihej në këmbë dhe të takonte Elvis Naçin.

Dëshira e djalit u plotësua nga stafi i emisionit emisioni “Shqiptarët për Shqiptaret” sapo ata panë videomesazhin e dërguar prej tij.

Ola Bruko ftoi Riadin të moderonte në studion e shqiptarëve, pasi djali kishte shumë dëshirë t’i drejtonte personalisht Elvisit disa pyetje.

Nuk kam fjetur gjithë natën. Mezi prisja të vija këtu”, tha Riadi, i cili e intervistoi Elvis Naçin, duke e pyetur për emisionin, frymëzimin dhe për ndihëm ndaj shqiptarëve.

Në studio u përjetuan emocione të forta dhe paneli u përlot nga reagimi i Riadit kur Elvis Naçi i premtoi banesë të re, që Riadi të jetonte në kushte më të mira dhe të kishte më shumë hapësirë për të lëvizur me karrocë.

Fondacioni Firdeus është bashkuar me shqiptarët dhe shpresojmë që Riadi do të ketë shtëpinë e re”, tha Elvis Naçi. “Më keni dhuruar ditën më të bukur të jetës sime”, u shpreh Riadi.

Postime te ngjajshme