Diçka që vin n’fqinjësi, ta parandalojmë mos na vijë në shtëpi!

muhamet-jonuziE përfolura lojë elektronike që s’duhet përmendur medoemos emri; një persiatje ad-hok (psikologjike)
Shkruan: Muhamed JONUZI, psikolog
…marketingu indirekt që i bëhet kinse për të informuar për pasojat, ka për pasojë, pasoja të njëpasnjëshme!

Kryelajmet e shumë mediave, veçmas atyre elektronike “vlojnë” nga “infomacionet senacionale” se nga një lojë e caktuar sa vin e rriten pasojat fatale, viktima të të cilës rëndom janë fëmijët apo adoleshentët. Shikuar nga këndvështrimi psikologjik, teksa infomacionet e këtilla na jepen në këtë formë, pa mendur efektet anësore, çmoj që dëmi infomativ është më i madh sesa dobia që ata paraqesin. Rëndom, për fenomene të caktuara destruktive nuk është e preferueshmë të shkruhet shpesh, të alarmohet në infomacionin kryesor të edicioneve të lajmeve televizive apo të njëjtat të jenë ilustrim i ballinave gazetareske apo revistave.

Përmendja e shpeshtë e emrit të lojërave kompjuterike me preteksin e kinse sensibilizimit për të mos i luajtuar, kthehet në “boomerang” dhe ajo sa vin e popullarizohet.

Për pasojë, dëmi është shumë i madh sepse tek njërëzit, veçmas te kategoria që i dedikohet zgjohet kërshëria për ta hulumtuar. Rekomanadimi ynë konsiston në përdorimin sa më të paktë apo eleminimin e skajshëm të emrit të lojërave të këtilla, me ç’rast do të kishim bërë hapin e para në parandalimin e ardhjes së të njëjtës apo eleminimin e pasojave të mundshme, që në këtë rast shkohet në ato fatale.

Gjithashtu, efekt negativ përpos mediave në sensibilizimin e masës në kuptim negativ dhe reklamimin e të njëjtës mund ta bëjë çdo person edhe më një satirë të thjeshtë “status facebook-u” sepse shoqëri e të njëjtit profil a personi janë njerëz edhe të grupmoshave të njoma.

Pra, marketingu indirekt që i bëhet kinse për të informuar për pasojat, ka për pasojë, pasoja të njëpasnjëshme.

Informacionet e shumta, përdorimi i shpeshtë i emrit të lojërave elektronike të caktuara mund të thuhet se është një tentim sensibilizues i pafrytshëm.

Parë nga ky këndvështrim, janë prindërit ata të cilët duhet të kujdesen për “pasionin patologjik” tashmë gjithnjë e në rritje me ç’rast mund të parandalojnë efektet negative, t’i largojnë nga “epidemia elektronike” të cilat i ka kapluar në këtë kohë fëmijët. Prindërit në këtë dinamizëm shpesh kujdesin e tyre ndaj fëmijëve e lënë dytësor, mirëpo fëmijët kanë nevojë për të biseduar, komunikuar dhe bindur për gjërat që janë me efekte negative dhe të padobishme.

Ka shumë rëndësi edukimi që prindërit ua japin fëmijëve që nga mosha e hershme për mënyrën, stilin, llojet, kohën apo ritmin e përdorimit të lojërave elektronike, ndaj, nëse kjo nuk bëhet me kohë vështirë e rikuperueshme kur ata fitojnë në moshë.

Padyshim, formimi mental, fizik a shpirtëror i fëmijëve nuk i lihet në dorë “kujdestarit alternativ” siç është televizori apo interneti, mirëpo kujdestarit natyror, pra babait dhe të ëmës.

Imponimi dhe rigoroziteti nuk janë alternativa të preferuara në edukimin dhe vetëdijësismin për të mos luajtur lojëra të panjohur dhe të rrezikshme, mirëpo prindërit një kujdes për të paktën një softuer që parandalon luajtjen e lojëra jo adaptabile për moshë të caktuara do të ndihmointe në masë.

Gjithësesi, faktor kyç në edukimin e gjeneratave të reja është edhe angazhimi i fëmijëve me mësim alternativ apo joformal nëpër kurse të ndryshme që për pasojë ka shmangien për një kohë të caktuar nga lojërat elektronike, ndërkaq në të njëjtën kohë tek ata stimulohen atribute positive, si: zhdërvjelltësia, shoqërizimi, inovacioni, kreativiteti dhe krijimi i shprehive të mira./foltash/

Zot, ruana beterit!

Postime te ngjajshme