Çka me familjet shqiptare që iu bashkuan ISIS-it ?

25593528_323331051515530_523378498_nMe fillimin e konfliktit të brenshëm në Siri, për fatin edhe më të keq, disa shpejtuan të bëhen bajraktarë të kyqjes në procese të dhunës e tmerrit. Disa shkuan vetëm e disa të tjerë morën edhe gratë e fëmijët e tyre me vete në atë tmerr. Shumë prej tyre vdiqën në beteja nën emrin e një kauze që nuk ekziston e të cilën e shpikën ideologjitë e errëta dhe vrastare të ekstremistëve nga disa vende. ISIS është periudha më e errët për njerëzimin që cenuan rendin dhe jetën e njerëzve. Ata vranë kudo njerëz, fëmijë, gra dhe pleq si dhe këdo që planifikuan. Disa nga vendi ynë iu bashkuan radhëve të kësaj organizate duke viktimizuar fëmijët dhe gratë e tyre që tanimë gjinden në atë vend.

Por ku janë dhe çfarë është gjendja e tyre?

Është e vështirë të pranohet që fëmijët dhe gratë tashmë bredhin kodrinave, shpellave dhe fushave të panjohura në Siri. Krerët e ISIS-it  ikën dhe u mposhtën, por mbetën vuajtjet dhe tmerri. Në vend se familhjet e tyre të jenë tani në Kosovë, ato familje u morrën me vete në një kauzë që prodhoi tmerrin. Tanimë ISIS nuk përkujdeset për familjet që po bredhin atje. Fati i tyre është i panjohur, ISIS-i i mashtroi, tradhtoj dhe i shfrytëzoj. Fëmijët dhe gratë nuk janë më prioritet i interesimit të ISIS-it, kësaj organizate të dhunshme. Sigurisht që gjendja e tyre është e rëndë dhe me fat të pa njohur për të ardhmen. Organizata terroriste ISIS dhe krerët e saj i mashtruan dhe tani i lanë në rrugë. Ata janë fshehur, por fati i fëmijëve të viktimizuar dhe grave që u bashkuan mbetet i rëndë, i vështirë dhe i panjohur. /foltash/

Postime te ngjajshme