Çfarë thotë Kur’ani për të krishterët?

21397085_275553349626634_2018962060_n

Autor: Mr. Besart Shala

Në këto kohëra të vështira, ku fanatizmi fetar ka arritur të depërtoj në çdo vend, kurse polarizimi shoqëror sa vjen e theksohet pikërisht për arsye fetare, shumë të krishterë kanë krijuar botëkuptimin se Kur’ani dhe mësimet islame në përgjithësi kanë qendrim armiqësor kundrejtë krishtrerimit.

Përveç të krishterëve, edhe myslimanët që nuk kanë njohuri të thella islame, mendojnë se Kur’ani mbanë qëndrim të vrazhdë dhe armiqësor kundrejtë të krishterëve.

Kjo ndodhë për shkak të ekspozimit të besimtarëve ndaj keq-interpretimeve fetare, që bëhen nga njerëz që nuk janë kompetent për të komentuar Kur’anin dhe për të dhënë vendime fetare.

Kësaj çështjeje po ashtu i kanë kontribuar edhe idologjitë destruktive dhe doktrinat e devijuara islame të cilat propagandohen në mediume të ndryshme, qofshin ato elektronike, permës internetit, apo edhe në formën e shkruar.

Por duhet ta dijmë se nuk është aspak e vërtetë, se Kur’ani është armiqësor ndaj të krishterëve, ngaqë islami dhe krishterimi kanë shumë gjëra të përbashkëta, duke përfshirë shumë nga të dërguarit e Zotit.

Islami na mëson se profeti Isa ishte i dërguar i Zotit, i lindur nga nëna e tij virgjër e quajtur Merjem, një histori e ngjashme me atë që e besojnë të krishterët dhe doktrinën krishtere.

Natyrisht se ka dallime në mes këtyre besimeve, por të krishterët perendimorë shprehin habi kur njoftohen për herë të parë me islamin dhe shohin se sa shumë gjëra të përbashkëta kanë këto dy fe monoteiste.

Fatkeqësisht keq-interpretimet që ia janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen Kur’anit dhe mësimeve islame, kanë mbjellur friken tek të krishterët dhe jo-myslimanët në përgjithësi.

Si rrjedhoj e kësaj po ballafaqohemi me një paragjykim dy palësh. Andaj edhe të krishterët shprehin habinë kur njoftohen personalisht me Ku’ranin, mbi nagjshmëritë në mes mësimeve fetare dhe historisë së vetë feve.

Për tu njohur me çasjen islame ndaj krishterimit, patjetër duhet lexuar çfarë thotë Kur’ani.

Kur’ani shpesh herë të krishterëve u referohet si “ithtarë të librit”, që do të thotë: njerëz të cilëve përmes profetëve u ka zbritur shpallja nga Zoti dhe e kanë besuar atë.

Shumë ajete kur’anore vënë në pah çështjet e përbashkëta në mes mësimeve islame dhe atyre krishtere. Andaj do të citojmë disa nga ajete, për të parë se në çfarë mënyre u drejtohen ato të krishterëve dhe si u referohen mësimet Islame atyre.

Në Kur’an, Zoti i Madhërishëm thotë:

 Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorzuar. (3:84)

Ky fragment tregon qartë se që të tri fetë monoteiste kanë një origjinë dhe se ekziston kompaktësia

në shumë çeshtje fetare dhe historike mes islamit dhe krishterimit, por edhe hebraizmit..

Po ashtu Zoti na tregon në Kur’an se nuk ia humb mundin askujt në këtë botë, dhe së të krishterët dhe hebrenjtë vepërmirë do të shpërblehen për mirësinë e tyre.

 Me siguri ata që kanë besuar ose që janë hebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim. (2:62)

Ata të cilët besuan, edhe ata që ishin hebrej, edhe sabejt, edhe të krishterët – por se kush kanë besuar All-llahun dhe botën tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, – për ata nuk ka frikë as pikëllim. (5:69)

Pra, ajetet e lartëcekura kur’anore vënë në pah drejtësinë e Zotit, i cili i nuk i bënë të padrejtë askujt dhe na tregon se çdo vepër e mirë do të shpërblehet nga ana e Tij.

Njëherit shohim se ajeti 62 i kapitinës 2 është konfirmuar me fjalë thuajse të njëjta në ajetin 69 të kapitnës së pestë.

Çfarë thotë Kur’ani për Jezusin?

Në Ku’ran kemi shumë tregime sa i përket jetës së Jezu krishtit që në gjuhen arabe quhet Isa.

Kur’ani rrëfen lindjen e tij, si një mrekulli nga Zoti, dhe tregon për jetën e tij si i derguar i Zotit, i cili njëherit në mësimet islame ka epitetin e pejgamberit të dalluar (Ulu’l azm).

Kur’ani po ashtu potencon në shumë vende se Jezusi ishte vetëm i derguar i Zotit dhe se nuk ishte pjesë e vetë Zotit.

Më poshtë gjejmë disa citate mbi jetën e Isait – Jezusit dhe mësimet e tij.

 Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të jetë njëri nga të afërmit.

Ai do t’u flasë njerëzve qysh në djep, por edhe si i rritur, dhe do të jetë nga të mirët...Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin. (3:45-48).

Kur’ani dhe mësimet islame tregojnë se profeti Isa ishte i dërguar i Zotit, të cilit iu dha shpallja nga Zoti i Madhërishëm, me detyrë që t’ua komunikoj njerëzve fjalën e Krijuesit të tyre.

 Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës! (5:75).

Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.

Dhe më ka bërë të bekuar dhe më ka porositur që sa të jem gjallë të kryej faljen kudo qoftë dhe të jap zeqatin.

Edhe të jem i mirë ndaj nënës sime, e nuk do të më lejojë të jem i ashpër dhe i pasjellshëm.

Paqa e shpëtimi janë me mua ditën kur kam lindur dhe diëtn kur do të vdes, por edhe atë ditë kur do të ringjallem rishtas”.

Ai është Isa, i biri i Merjemes – fjalë e vërtetë në të cilën ata dyshojnë. (19:30-34).

Ajetet e lartëcekura kur’anore, vënë në pah natyrën njerëzore të Isait a.s., por që ishte I ngarkuar me komunikimin e porosisë hyjnore.

Në Kur’anin fisnik, Zoti i Madhërishëm na tregon se misioni i profetit Isa ishte mësimi i njerëzve, që ata të arrijnë ta njohin dhe adhurojnë Zotin e tyre.

Por kur Isa erdhi me argumente të qarta u tha: “Ju sjell urtësi dhe po vij që t’iu sqaroj atë gjë të cilën e kundërshtoni. Prandaj, friksohuni All-llahut dhe më respektoni mua”.

All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone. Kjo është rrugë e drejtë.

Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.(43:63-65)

Pastaj Zoti lavdëron profetin Isa dhe pasuesit e tij, dhe rrëfen për ndihmën që ua dha atyre për të ngadhënjyer dhe ngritur fjalën e Zotit.

 O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes. (61:14)

Duke lexuar kështu ajetet kur’anore, shohim se si Zoti në vazhdimësi i ndihmoi profetit Isa dhe besimtarëve të sinqert që e pasuan atë, ndërsa njëherit po ashtu vërejmë shumë pika të përbashkëta mes islamit dhe krishterimit, dhe atë si në aspektin teologjik, një ashtu edhe në atë historik.

Andaj duke u nisur nga fakti se islami dhe krishterimi si fe monoteiste që të dyja kanë për qëllim dashurinë dhe frikë-respektin ndaj Zotit të gjithësisë dhe përhapjen e dashurisë dhe paqes mes njerëzve, do duhej që pjestarët e të dy feve të përqendroheshin në gjërat që i bashkojnë ato, ngaqë padyshim janë të shumta.

Përqendrimi rreth vlerave të përbashkëta do të shtonte harmoninë dhe tolerancën në shoqëri, do të promovonte paqen dhe dashurinë mes njerëzve dhe padyshim do ishte kontribuues në mirëqenien e njerëzve në përgjithësi.

V I J O N

Fol Tash

Postime te ngjajshme