Çfarë thotë Islami për Terrorizmin?

25593528_323331051515530_523378498_nMyslimanët gjithmonë pohojnë se feja islame thërret në paqe, harmoni, drejtësi dhe liri për të gjithë.

Megjithatë kritikët janë skeptik, ngaqë shembullin më të keq të mundshëm kanë dhënë organizatat terroriste që veprojnë në emër të fesë islame.

Kështu që terroristët kanë arritur që islamin ta shoqërojnë me dhunën.

Me fjalë të tjera, nëse sot dikush përmend islamin, menjherë njeriu do t’i shkoj mendja tek krimet e ISIS dhe anasjelltas, nëse dëgjohet fjala terror apo terrorizëm , mendja u shkon njerëzve tek feja islame.

Duhet ditur se Kur’ani në tërësi është një mesazh që promovon besimin, shpresën, harmoninë dhe paqën për njerëzimin.

Mesazhi është se paqja mund të arrihet përmes zbatimit të shpalljes hyjnore, respektivisht vullnetit të Zotit.

Në kohën kur është shpallur Kur’ani, para 1400 vitesh, nuk ka patur Kombe të Bashkuara, e as Amnesty International, për të mbajtur drejtësinë apo për të dënuar dhunën.

Për të mbijetuar, njeriu është dashur të mbrohet nga kanosja e rreziqeve të ndryshme.

Megjithatë Kur’ani edhe para katërmbëdhjetë shekujve ka thirrur në falje dhe vetë-përmbajtje dhe ua tërheq vërejtjen besimtarëve që mos të bëhen agresorë dhe shtypës.

Më poshtë i kemi disa shembuj nga Kur’ani Fisnik:

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota.” (2:256)

Nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askë, ose nuk ka bërë në tokë turbullira, është sikur ketë mbytur tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, sikur tërë njerëzisë ua ka ruajtur jetën. Profetët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumica prej tyre, edhe pas kësaj e teprojnë në tokë.” (5:32)

 O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Alahun se All-llahu di holësiht për atë që veproni. (5:8)

 Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira dhe diskuto me ata në mënyrë më të mirë! Zoti yt i di më mirë ata që kanë humbur rrugën e tij, dhe Ai di më mirë ata që janë në rrugë të drejtë.(16:125)

 O besimtarë, jini përherë të drejtë, dëshmoni për All-llahun, qoftë edhe në dëmin tuaj ose në dëm të prindërve dhe të afërmve, qoftë i pasur a i varfër, All-llahu është të kujdeset për ato! Prandaj që të jeni të drejtë mos pasoni epshet. Po në qoftë se dëshmoni padrejtësisht ose i shmangeni dëshmisë, ani, All-llahu vërtet është i njoftuar se çka punoni. (4:135)

 Shpërblim i së keqes është e keqja në të njëjtën masë, por kush fal dhe pajtohet, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Ai, me të vërtetë, nuk i do kriminelët. (42:40)

 E mira dhe e keqja nuk janë njëlloj. Të keqen ktheje me të mië, andaj armiku yt menjëherë do të bëhet mik i sinqertë.

Atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse durimtarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse atyre me virtyt të lartë. (41:34-35)

 Këto janë vetëm disa nga ajetet e shumta kur’anore që ndalojnë nga dhuna dhe bëjnë thirrje për drejtësi.

Njëherit e kemi një rast i cili përmendet që Muhamedit a.s i treguan shokët, se një grua kishte mbyllur një mace dhe as nuk e ushqente por as nuk e lejonte të dalë vetë dhe të kërkoj ushqim dhe kështu maca ngordhi. Muhamedi a.s. tha ajo do të jetë në zjarrë të xhehnemit.

Andaj nëse Muhamedi a.s. ka paralajmruar se Zoti do t’i ndëshkoj njerëzit në mënyrë të këtillë për shkak të mizorisë ndaj kafshëve, atëherë si mundet njeriu t’u bëjë mizori njerëzve duke u thirrur në emër të Zotit dhe të mendoj se për këtë do të shpërblehet, e nuk do të ndëshkohet.

 

Editorial – FOLTASH

Postime te ngjajshme