Burimet e financimit të “ISIS”

hreg;fb;n

 Pas mposhtjes së organizatës terroriste ISIS në Siri dhe Irak dhe pas mposhtjes së të gjithë përbërësve të saj, njësia e monitorimit të Observatorit Al Ez’her në frëngjisht ishte e interesuar të zbulonte burimet e financimit për këtë organizatë terroriste,  të gjithë u çuditën me atë që  posedonin kjo organizatë me të gjitha mjetet që e bënin atë të vepronte për tre vjet.

Nuk ka dyshim se paraja është shtylla kryesore e luftës dhe kjo është arsyeja pse organizimi i “ISIS” është i prirur të sigurojë burime të shumta të të ardhurave dhe përmes analizës sonë të skenës ne konfirmojmë se nafta nuk është burimi kryesor i financimit për këtë organizatë, për shkak se paratë e shpenzuara për operacione terroriste dhe tërheqjen e të rinjve për bashkim me organizatën, nuk ishin të mbuluara nga një burim. Për më tepër, “bujqësia lokale” sigurisht që është shfrytëzuar më së shumti për të siguruar të ardhura materiale për organizatën, duke përfituar nga fakti se koalicioni ndërkombëtar nuk bombardon fermat. Në të vërtetë, organizata arriti të shfrytëzojë çdo centimetër të tokës bujqësore që kontrolloi duke taksuar kulture gruri dhe çdo litër qumështi, si dhe fruta të shitur në tregjet që kontrolloi.

“Bujqësia” ishte një burim financimi për organizatën, ashtu si dhe paratë e gjeneruara nga tregu i naftës. Ne kemi raportuar tashmë se është gjetur një dokument në një valigje që kishte vlerën $ 1.9 milion në një ditë nga shitja e elbit dhe grurit, dhe një tjetër dokument që tregon se organizata ka fituar 300 dollarë vlerë të shitjeve të miellit në tre vende në Mosul.

 

Kjo është përveç shpronësimit të tokës, të cilën organizata e ka shpronësuar dhe konfiskuar nga pronarët e saj. Ajo që i mbajti ato gjallë për tre vjet ishte ndjekja e tyre ndaj brutalitetit dhe burokracisë. Luftëtarët e  “ISIS” ishin në gjendje të krijojnë dhe të mbajnë një shtet të rremë për tre vjet, sepse ata mbështeteshin në “dy mjete plotësuese: brutaliteti dhe burokracia”, përmes të cilave ata arritën të plaçkitnin shumë. Nga këtu, ne shohim se organizimi i ISIS-it ishte përpjekur të rendiste burimet e tij të të ardhurave për të ruajtur gjendjen e tij të supozuar. Kjo nuk e mohon se ISIS po merrte mbështetje materiale nga kompanitë e lidhura me terrorizmin, të cilat i kemi treguar në më shumë se një raport.

Burimi : Al-Azhar Observatory for Combating Extremism

Përktheu : Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme