Askush nuk gjykohet me trurin dhe mendjen e tjetrit

ketEf7Secili njeri përcepton gjërat nga këndvështrimi dhe nga njohuritë e tij. Njerëzit nuk janë të barabartë dhe njëlloj në dije. Dikush është më i shpejt në kuptimin e temave dhe gjërave fetare por edhe të kësaj bote. Ka të atillë që janë më të ngadalshëm në të kuptuarit e fesë por ka edhe të atillë që kanë vështirësi të gjejnë veten në të kuptuar. Zoti i Madhërishëm secilin e gjykon varësisht dijes, mundësisë dhe kapaciteteit që ka. Më pak i dituri nuk gjykohet para Zotit se përse nuk e ka dijen e atij që është më i ditur dhe nuk gjykohet me trurin e atij, por me kapacitetin që ai kishte në këtë botë. Disa mund të kuptojnë gjërat nga këndi më real dhe më shpejt, disave ndoshta u nevoijitet kohë në të kuptuar, por ka edhe të atillë që me vet dëshirë janë të ngurtë. Të jesh me vet dëshirë është dobësi dhe pranim i lojalitetit dhe nënshtrimit të asaj që të ofrohet. I këtilli normalisht që gjykohet se nuk ka shfrytëzuar mundësinë për të analizuar gjërat nga kënde të ndryshme dhe llojllojshme. Disa të “ditur” u ndalojnë nxënësve të tyre të përdorin mendjen, të hulumtojnë dhe të shikojnë mundësinë e të kuptuarit më të shëndoshë. Islami nukka ngarkuar askend që të mendoj në vend të tjerëve. Por edhe askend nuk e gjykon se përse nuk ka menduar me trurin e tjerëve. Secili që ka shfrytëzuar kapacitetin e tij të dijes gjykohet me mundësinë e tij që kishte.

Sot, problemi është në faktin që nuk po nxiten tjerët në dije, hulumtim dhe mendim. Ju mos mendoni, ne mendojmë për ju, ky është slogan fatal për të ardhmen e njeriut. Sepse po i mohohet e drejta e shfrytëzimit të dhuntisë së Zotit, mendjes. Duhet të përfundoj koha kur u thuhet njerëzve: Ju dëgjoni e mos mendoni, sepse ka folur X dijetari dhe çështja është mbyllur. Duke cituar X dijetarin, qytetari mbetet i hutuar se për kend është fjala. Bile s’paku është e drejta e tij që të mendoj se kush është X dijetari por edhe nëse ka njohuri rreth tij, megjithate nuk është i obliguar të ndjek ate. Bëhuni rational, të gjithëanshëm, largohuni nga imitimi i verbër i atyre që mendojnë në vend tuaj. Askush nuk ka të drejt që të jetë kujdestar yti e as mbizotërues Përse të bëhet diçka haram nëse Kur’ani nuk e ka bërë haram? Pothuajse për të diturit dhe shkenctarët janë të qarta rrugët që dukhet ndjekur secili nga ne gjatë rrugëtimit tonë në këtë botë të përkohshme. Secili i dërguar i Zotit ka sjellë mesazhin dhe thirrjen për të besuar në Një Zot të Vetëm. Muhamedi si i dërguari i fundit në vargun e të dërguarve të Zotit, është vula e profetëve. Atij, Zoti I Madh I dha Kur’anin në një periudhë kohore 23 vjeçare. Në dy etapa ai e kumtoi Kur’anin; Etapa e Mekkes dhe ajo e Medines. Në etapën Mekkase, Muhamedi a.s. u ballafaqua me paganët, idhujtarët arab që besonin në “zotat”e tyre. Ai atyre u ofroi besimin në Një Zot të Vetëm, Një krijues i cili duhet të adhurohet dhe respektohet. Përveç besimit, Kur’ani solli edhe rregulla tjera të ndryshme, urdhëresa, obligime dhe lejesa si dhe ndalesa. Rekomandimet Kur’anore janë gjë tjetër, ndërsa urdhërat Kur’anore janë gjëra të rëndësisë së lartë për të cilat njeriu besimtarë do pyetet në ditën e gjykimit. Haramet apo ndalesat janë gjë tjetër në raport me gjërat e qortuara dhe jo të këndshme. Haramet në Kur’an kanë ardhur në formë të qartë dhe të prerë dhe secili do jap llogari për to në ditën e mbramë. Askujt dhe askush nuk ka drejtën e cilësimit të gjërave, veprimeve në këtë botë si haram nëse për ato nuk ka folur aspak Kur’ani. Mesazh i shkurtër nga kjo që shkruam më lart: Nuk ekziston haram nëse nuk ka citat Kur’anor që dëshmon këtë.

Postime te ngjajshme