Asimilimi i familjeve kosovare në Siri

25589813_323331094848859_1431653262_n Të dhënat zyrtare tregojnë se 317 kosovar iu bashkangjitën organizatës terroriste ISIS në Siri. Shumë xhihadist kosovar shkuan me familje, gra dhe fëmijë të vegjël për t’u bërë pjesë e Shtetit të ashtuquajtur Islamik të Irakut dhe Levantit. Por tanimë disfata e këtij “kalifati” të terrorit është evidente, mirëpo kjo humbje e ISIS-it pati edhe shumë viktima, ndër to edhe shumë xhihadist kosovar të cilët pas vetes kanë lënë familjet e tyre që i kishin marrur me vete. Shumë gra të veja dhe fëmijë bonjak mbetën në mëshirën e terroristëve dhe nën qiellin e hapur të shkretëtirave përcëlluese.

Pas shumë vitesh qendrimi në Siri, gratë shqiptare të indoktrinuara qysh në Kosovë, tanimë së bashku me fëmijët e tyre mund të jenë drejtë rrugës së asimilimit. Meqë personat që shkuan në Siri, paraprakisht kishin pësuar një shpëlarje truri, duke i çuar ata deri tek kriza identitare, fataro-kombëtare, tanimë këta persona janë shndërruar në cak të asimilimit nga ana e ekstremistëve. Duke mos qenë të kënaqur me identitetin e vetë në Kosovë, si shqiptar dhe pjestar të besimit islam të kultivuar tradicionalisht në trojet tona, familjet e xhihadistëve janë në rrezik të asimilimit, respektivisht çkombëtarizimit dhe shkrirjes së tyre. Ekstremistët janë orvatur që familjet kosovare t’i tjetërsojnë, duke i bërë të humbasin veçoritë e tyre kombëtare dhe të përvetësojë gjuhën, kulturën dhe zakonet arabo-vehabiste.

Fëmijët shqiptar rrezikojnë të asimilohen sa i përket identitetit kombëtar, kurse të indoktrinohen nga aspekti fetarë dhe më pas të përdorën si mish për top, njësoj sikurse baballarët e tyre. Ky fakt është i dhimbshëm per shoqërinë tonë në përgjithësi, kurse për familjarët e tyre në Kosovë në veçanti. Për këtë arsye edhe ne si redaksi e FOLTASH, në vazhdimësi kemi bërë thirrje për vigjilencë ndaj tendencës së çkombëtarizimit të kamufluar me petkun fesë. Jemi munduar ta ngrisim zërin, në mënyrë që të parandalojmë humbjen e jetëve dhe vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm që ngelën bonjak e të nëpërkëmbur. Duhet ta duam kombin shqiptar dhe trojet shqiptare sepse ishte vullnet i Zotit të krijohemi në këtë tokë dhe të flasim shqip. Feja dhe kombi plotësojnë njëra tjetrën, kurse ekstremistët nuk kanë fe, nuk kanë atëdhe dhe nuk kanë besë. Ata jetojnë për të shkatërruar, por në fund të shkatërruarit do të ngelin ata, si në këtë botë, një ashtu edhe në tjetrën. /foltash/

Postime te ngjajshme