Arabia Saudite shndërron fenë në llastik

25589813_323331094848859_1431653262_n(PJESA I)
Shkaku i parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për një stagnim ekonomik të Arabisë Saudite në të ardhmen, monarkia e këtij vendi ka marrë disa hapa të shpejt për të bërë një të ashtuquajtur reformë shoqërore.

Si rrjedhoj e parashikimeve të zymta ekonomike, brenda një kohe fare të shkurtër, monarkia ka qenë e detyruar të paralajmëroj reforma drastike. Megjithëse shumë qarqe këto thirrje për reforma i kanë cilësuar vetëm si marifete marketingu. Arabia Saudite, monarki kjo e cila gjendet në qendër të gadishullit arabik, ka arritur që përmes çasjes së saj pragmatiste ta krijoj nje imazh aspak të mirë, si në sytë e të botës islame, një ashtu edhe në sytë botës demokratike, perendimore. Ajo gjithmonë ka qenë e përfolur për shkak të ligjeve strikte shtetërore, që shpesh herë, shtetet dhe organizatat e ndryshme për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, u janë referuar si të padrejta, e nganjëherë edhe çnjerëzore.

Tani së fundmi, nëpër gjithë mediat botërore po trumbetohet se Arabia Saudite në krye me princin e kurores Muhamed bin Selman, do të angazhohet për implementim të një islami të moderuar. Disa qarqe këtë lajm e kanë mirëpritur, kurse shumë të tjerë mbesin skeptik për konkretizimin e këtij premtimi, ndërsa tek myslimanët u krijua kogja huti. Lajmi u mirëprit nga njerëz të ndryshëm të vullnetit të mirë, të cilët shpresojnë për një përmirësim të të drejtave dhe lirive të njeriut, ku veçanerisht shtypja ndaj gruas ka qenë mëse e pranishme në këtë vend. Kurse pjesa më e madhe e analistëve politik, njohës të politikave globale, si dhe kleri mysliman, praktikues i shkollave tradicionale islame, janë mjaft skeptik përkitazi kësaj çeshtjeje, dhe atë për disa arsye. Fillimisht duhet të theksojmë se vetë emri i shtetit “Arabia Saudite”, tregon për një privatizim të plotë të vendit nga një familje, ajo Al-Saud, prej nga edhe shteti quhet Saudit. Ndërsa rrol kyq në këtë privatizim ka luajtur feja, respektivisht ideologjia që i referohet fesë islame, e ajo është vehabizmi.

Kjo ngaqë vetë themeluesi i idelogjisë vehabiste, Muhamed ibn Abdulvehabi, nje mediokër sa i përket njohurive fetare dhe i qortuar në shkrime nga vetë prindi dhe vëllai i tij që ishin hoxhallar, ishte aleati kyq i Muhamed ibn Saud, të cilit i ndihmoi në marrje të pushtetit dhe instalimin e monarkisë, e cila është në kundërshtim me normat Islame. Nga dijetarët mysliman, unaninimisht, ideologjia vehabiste konsiderohet të jetë ideologji eksremiste. Dhe është pikërisht kjo ideologji përmes së cilës familja Saud ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur atë, duke instrumentalizuar tërësisht fenë islame për qëllimet e veta pushtetare./foltash/
(Vazhdon…)

Postime te ngjajshme