Arabia Saudite: Hariri është i lirë të largohet

“Hariri mund të largohet (nga Arabia Saudite) kurdo që dëshiron, bazuar në vlerësimin tij për situatën aktuale të sigurisë së Libanit”, tha al-Xhubejr në një konferencë të përbashkët shtypi në Riad të zhvilluar me homologun francez

thumbs_b_c_ed337424647ababf34fc6a0762673739DOHA- Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Xhubejr, të enjten i cilësoi pretendimet e fundit të presidentit të Libanit se Riadi po mban kundër vullnetit të tij kryeministrin e dorëhequr libanez Saad Hariri si “të papranueshme dhe të pabaza”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hariri mund të largohet (nga Arabia Saudite) kurdo që dëshiron, bazuar në vlerësimin tij për situatën aktuale të sigurisë së Libanit”, tha al-Xhubejr në një konferencë të përbashkët shtypi në Riad të zhvilluar me homologun francez Jean-Yves Le Drian, i cili aktualisht është në një vizitë dyditore në Arabinë Saudite.

Të mërkurën, presidenti libanez, Michel Aoun, tha se Hariri është duke u mbajtur kundër vullnetit të tij në Riad, prej ku ai shpalli papritmas dorëheqjen e tij 12 ditë më parë. “Këto akuza janë të pabaza, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Hariri është aleat i vjetër i Arabisë Saudite”, shtoi shefi i diplomacisë saudite.

Le Drian, nga ana e tij, tha se Hariri ka pranuar ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta vizituar Parisin. “Ai do të vijë në Francë”, tha Le Drian para gazetarëve, pa dhënë datë të saktë për vizitën.

Të mërkurën mbrëma, Macron konfirmoi se ka ftuar Haririn të vizitojë kryeqytetin francez “për disa ditë me familjen e tij”. Megjithatë, Macron kishte theksuar se Hariri nuk është “aspak” duke kërkuar azil politik në Francë.

Në një deklaratë të publikuar sot më herët, Aoun tha se Hariri dhe familja e tij do të shkojnë në Francë të shtunën për disa ditë, përpara se të kthehen në Liban për të vendosur fatin e tij politik.

Më 4 nëntor, Hariri papritmas shpalli dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në një fjalim televiziv nga Arabia Saudite. Dorëheqja e Haririt erdhi mes tensioneve midis Arabisë Saudite dhe Iranit.

Në adresimin e tij të dorëheqjes, Hariri kritikoi Iranin dhe Hezbollahun, duke i akuzuar ata për nxitje të “kryengritjes” në rajon dhe për ndërhyrje në çështjet arabe, madje duke shtuar se është i shqetësuar se ndaj tij mund të bëhet atentat.

Pothuajse dy javë më vonë, ai ende është kthyer në Liban nga Riadi, i cili prej kohësh konsiderohet mbrojtësi i tij kryesor politik.

Të mërkurën, Hariri, i përballur me presion në Liban për shkak të mungesës së tij të gjatë, tha se është mirë dhe se së shpejti do të kthehet në vendin e tij.

Ndërkohë, Aoun ende nuk e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e Haririt./foltash/

Postime te ngjajshme