Afganistan, talebanë sulmuan 15 pika policore

Taleban_1Policia afgane njoftoi se gjatë natës së kaluar luftëtarët talebanë kanë sulmuar rreth 15 pika…

Policia afgane njoftoi se gjatë natës së kaluar luftëtarët talebanë kanë sulmuar rreth 15 pika të saj kontrolluese në krahinën Kandahar, me ç’rast janë vrarë 22 policë.

Poashtu policia njofton se 15 policë janë lënduar në luftimet rreth këtyre pikave, prej të cilave disa kanë zgjatur me orë. Në përleshjet jetën e kanë humbur edhe 45 talebanë, ndërsa 35 janë lënduar, thuhet në kumtesën policore./foltash/

Postime te ngjajshme