“A të heqim dorë nga shkenca e të hulumtojmë sesi ishte e kaluara”

25593528_323331051515530_523378498_nNuk mund të ndërtojmë jetën sot me ligjet e shekujve të mëparshëm. Njerëzit gjatë kohëve kanë jetuar jetën e tyre konformë normave tradicionale të shoqërive në të cilat jetuan. Të mendosh jetën sot dhe ate se si ishte shekuj më parë dhe të orvatesh të ruash dispozitat e shekujve që u ka kaluar koha, është përpjekje për stagnim dhe injorancë. Përpjeka për të jetuar duhet të bëhet varësisht kohës dhe vendit. Sot, kur flasim, njerëzimi ka pësuar ndryshime të larta, në secilën sferë të jetës.

Praktikimi i Islamit ndryshon nga vendi në vend, varësisht shqoërive, se është vullnet i Zotit llojllojshëmria e njerëzve në tradita, zakone dhe opinione. Parimet bazë mbesin të tilla, të palëkundura dhe në vullnetin e individëve dhe shoqërisë. Thirrja për të besuar Një Zot, është thirrje univerzale, mbetet vullnet i njerëzve të besojnë a jo. Kur’ani ka thënë qartë: Kushdo le të besoj e kushdo le të mohojë… Këtë citat Kur’anor, nuk mund ta tjetërsojnë askush, as njerëzit e fesë, sepse të tillët nuk janë pronarë të thirrjes Hyjnore dhe as nuk kanë mbi supet e veta besimin apo mos besimin e njerëzve Parimi i drejtësisë është vlerë Hyjnore dhe univerzale, mbi këtë parim, njerëzimi do të ndërtoj rregullat e jetesës, bashkpunimit, koordinimit dhe mirëqenies së përbashkët dhe për të gjithë. Por ajo që mbetet të qartësohet dhe të kuptohet është fakti që tematika të jetesës, janë çështje të organizimit të vet njeriut e jo të ndërhyrjeve nga askush. Organizimet e ndryshme jetësore, janë të atilla që secili person në familjen e tij e ka të drejtën e manifestimit të diqka që ai e sheh të dobishme për veten dhe anëtarët që janë nën kujdesin e tij.

Ne sot jetojmë në kohën e konkurrencës në arsim, zhvillim e teknologji dhe njerëzimi varësisht kohës, duhet të përshtatet dhe të hyjë në garën e të arriturave me mundin dhe djersën e tij dhe intelektit. Të humbasësh kohën duke nxitur në martesa me vajza të mitura dhe 6 vjeçare, është përpjekje për të mohuar kohën e zhvillimit dhe konkurrencës shkencore. Ndaj, përderisa Kur’ani nuk ka citat të prerë në çështjen në fjalë, atëherë doemos në radhë të parë dhe primare është nxitja dhe garimi për të konkurruar me ide,, punë, arsimim, zhvillim dhe teknologji. Popujt e mëdhenjë janë ata që e fitojnë garën e tillë të lejuar dhe të urdhëruar nga Zoti. Popuj të mëdhenjë nuk mund të jenë ata që me shekuj debatojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjen e pies së ujit ulur apo në këmbë. Sot, është kohë, rrethanë dhe rregull krejtësisht ndryshe dhe përderisa fundamenti i besimit nuk cenohet, atëherë ne duhet të hyjmë në garën e kohës dhe hapësirës. /foltash/

Postime te ngjajshme