A po shfaqet një organizatë e re ndërkombëtare terroriste?

9373ced6c13bf82b6dc72860baacea7e30b0e298a1232f1f5a2bd1387be85628Departamenti i Shtetit paralajmëroi  se një grup terrorist  global i ri mund të shfaqet në Irak për shkak të mungesës së reformave.

”Një organizatë terroriste e shquar ndërkombëtare si ISIS mund të dalë në Irak nëse vendi nuk zbaton reforma sociale dhe politike” tha këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Douglas Badgit gjatë një diskutimi me Institutin Hudson në Uashington.

“Sigurisht që i kemi mundur dhe i kanë mposhtur ata ushtarakisht, por përsëri kushtet politike, kushtet sociale, kushtet kulturore, mungesa e pajtimit, mungesa e llogaridhënies – të gjitha këto probleme mund t’i sjellin ato përsëri”, tha Badget.

“Vetëm llogaridhënia nuk na jep shoqëri që mund të jetojnë me njëri-tjetrin. Kjo është një çështje që duhet adresuar,” tha Badgett. “Mund të zhduket dhe te mos duket ISIS, por diçka si ISIS mund të kthehet dhe paraqitet”.

Që nga fillimi i korrikut, Iraku ka përjetuar një seri protesta masive në disa qytete, ku protestuesit denoncuan korrupsionin, papunësinë, ndërprerjet e energjisë dhe furnizimet me ujë.

 

Burimi: Sputnik
Foltash

Postime te ngjajshme