A kemi mungesë të fesë apo të dijes?

25589813_323331094848859_1431653262_n Feja është besim dhe çështje shumë e brendshme e njeriut. Besimi është në bindje, ndërsa bindja pa dituri është e mangët.Besimi në Zotin është çështje shpirtërore që ngrit dhe fuqizon brendinë e individit, ndërsa dija ngritë dhe ndërton popujt, raportet midis tyre. Besimi është ai që shtyn njeriun dhe inkurajon atë që të bëhet i ditur, i menqur dhe kërkues në vazhdimësi i dijes, logjikës, mendimit dhe hulumtimit.

Njeriu i ditur, i pajisur me njohuri të thella është besimtar i mirë, i qëndrueshëm dhe stabil në shpirtin dhe sjelljen e tij. Ana shpirtërore është në zemrat e njerëzve, aq më I ditur, zemra dhe shpirti kanë qëndrueshmëri, ndërsa e kundërta ka dobësi dhe injorancë.

Të paditurit mund të pretendojnë se kanë brendinë e besimit të fuqishme, por ngritjen e shoqërisë dhe popujve në zhvillimin e tyre nuk mun ta bëjnë të tillët. Nëse duam të kuptojmë fenë, besimin, atëherë ne duhet ta ushqejmë atë me dije. Njerëzimi ka nevojë të hap qendra të dijes, qendra që nxisin në hulumtim dhe zbulime si dhe avancim të shoqërisë me kapacitet intelektual. Këto qendra të dijes, do të krijojnë mundësi të avancimit të trurit si dhe fuqizim të besimit dhe ruajtje të tij. Nëse ke dëshirë të fuqizosh besimin tënd, fenë tënde, atëhere ushqeje trurin me dije.Kontribo në hapjen e qendrave mësimore të dijeve shkencore dhe përpjekjeve për aftësim të lartë intelektual

Postime te ngjajshme