A KA ANTI-SEMTIZËM NË KUR’AN?

21397085_275553349626634_2018962060_nAutor: Mr.Besart Shala

Në kohën e sotme moderne, është lehtësuar dhe sofistikuar dukshëm mënyra e përhapjes së propagandave të dëmshme ideologjike, ku fatkeqësisht si rrjedhoj po ballafaqohemi edhe me përhapje të shpejtë të urrejtjes, me qëllim të realizimit të synimeve gjeo-politike, por gjithnjë me koston e lartë të destabilizimit mbarëshoqëror.

Fatkeqësisht, urrejtja mbi baza të religionit dhe të kombësisë është mëse aktuale. I përfshirë në këtë urrejtje është edhe anti semitizmi, i cili shpesh herë thuhet se ka gjenezën në Kur’an dhe i atribohet mësimeve islame, ndërsa është krijuar botëkuptimi se myslimanët në përgjithësi janë anti-semit. Andaj është me rëndësi të shohim pikëpamjen islame, respektivisht atë kur’anore mbi këtëçeshtje. Anti-semitizëm, do të thotë, gjykimi dhe urrejtja ndaj njerëzve për shkak të racës së tyre semite, andaj si i tillë, konsiderohet fanatizëm dhe racizëm.

Si çdo racizëm tjetër, edhe ky është i gabuar dhe nuk ka vend në Islam dhe mësimet kuranore. Islami ndalon urrejtjen ndaj çfardo race, kombësie apo ngjyre. Zoti thotë në Kur’an: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.(49:13)

Duhet të potencojmë, se asnjëherë përgjatë gjithë historisë, citatet kur’anore nuk kanë qenë burim i anti- semitizmit. Pasojat e racizmit, spastrimit etnik, gjenocidit dhe Holokaustit, të cilat u përjetuan nga hebrenjtë dhe jo hebrenjtë, asnjëherë nuk ndodhën nën sloganet kura’nore. Se në islam nuk ka anti-semitizëm na deshmon edhe historiku i cili ndërlidhet me myslimanët e parë dhe vetë jetën e Muhamedit alejhi selam. Vlenë të përmendim se bashkëshortet e Muhamedit a.s., Safije bint Hujej, dhe Rejhana bint Zejd nga fisi hebre Benu Nadir ishin që të dyja hebreje.

Muhamedi a.s kishte edhe shokë hebrej të cilët pranuan islamin dhe ishin miq shumë të mirë të tij. Qysh në fillim kur Muhamedi a.s. emigroi në Medine, me të hyrë në qytet, të gjithë kishin dëshirë që i ai të qendronte tek ta. Mirëpo, I Dërguari i Zotit me urtësinë e tij, në mënyrë që askush mos të ndihej i refuzuar, lëshoi deven e tij dhe tha se aty ku do të ulej ajo edhe unë do të qëndroj në atë shtëpi. Devja kishte ecur dhe ishte ulur afër shtëpisë së Ebu Ejub el Ensari, i cili kishte qenë hebre dhe i Dërguari Zotit qëndroi në shtëpinë e tij. Në po këtë shtëpi ndodhi edhe një mrekulli, e ajo ishte me rastin e darkës që pregaditi Ebu Ejubi enkas për Muhamedin a.s. dhe Ebu Bekrin. Ngaqë nuk kishte ushqim, darka ishte vetëm për këta dy, mirëpo transmetohet se i Dërguari i Zotit e bekoi ushqimin dhe ftuan gjithë shoqërinë, ku hëngrën dhe u ngopën rreth 180 persona nga ushqimi që ishte përgaditur vetëm për dy vetë. Pastaj kemi familjen hebreje Benu Naxhar, që njihej si ‘Familja e zdrukthtarëve’, këta ishin medinasit e parë që kishin pranuar islamin. Gjithashtu ndër të parët që pranuan islamin ishin edhe çifti hebre, Jasir ibn Amir dhe bashkëshortja e tij Sumeja bint Hajjat.

Ndër personalitetet hebreje, që më pas zë vend të rëndësishsëm në historinë islame, ishte edhe Abdullah ibn Selami që kishte qenë rabin dhe një njohës i shquar i Dhjatës së Vjetër. Ky person ishte i pari të cilit përderisa ishte gjallë, në mënyrë të drejtpërdrejt Muhamedi a.s. i premtoi xhenetin. Njëherit, transmetimet e këtij dijetari i gjejmë në komentimet e famshme të Kur’anit, si Tefsiri i Kurtubiut dhe Tefsiri i ibn Kethirit. Kur Muhamedi a.s. shkoi në Medinë, aty tashmë jetonin tri fise të mëdha hebreje, ato ishin: Benu Kajnuka, Benu Kurejdha dhe Benu Nadir. Me tu formuar shoqëria e parë islame, Muhamedi a.s. hartoi një dokument të njohur me emriërtimin ‘Karta e Medines’, që njëherit njihet si kushtetuta e parë në botë. Me këtë dokument i Dërguari i Zotit rregulloi me ligj të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, atyre iu garantuan të drejta të plota në zhvillimin e jetës dhe praktikimin e fesë dhe traditave të tyre. Dhe që nga formimi i shtetit islam, e një ashtu edhe gjatë mesjetës, hebrenjtë praktikuan të lirë fenë e tyre nën udhëheqjen islame. Është zhgënjyese dhe naive të injorohen 1400 vite histori dhe studim tëKur’anit dhe të thuhet se gjendja aktuale politike në lindjen e mesme i ka rrënjët në ajetet kur’anore. Sikurse edhe librat e tjerë të shenjtë, një ashtu edhe për ajetet kuranore, duhet të shikohet konteksti i citateve.

Kur’ani nuk ka zbritur vetëm për myslimanët, por për mbarë njerëzimin, duke perfshirë edhe hebrenjtë dhe të krishterët. Profeti Muhamed ka qenë pjesë e vazhdës së pejgamberëve të Zotit, që perfshinë Ibrahimin (Abrahami), Musain (Mojsiu) dhe Isain (Jezusi), ndërsa vetë Kur’ani është pjesë e vazhdës së shpalljeve të mëhershme Hyjnore. Kur’ani nuk shpreh urrejtje ndaj racës semite, perkundrazi, hebrenjtë shquhen për një privilegj sa u përket të derguarëve të Zotit tek ta. Njëherit , ata kishin shumë mesime të perbashketa me Islamin. Për këtë Kur’ani qorton ata të cilët i kthyen shpinën Zotit,si dhe për arsye se perqeshën Muhamedin a.s. dhe Kur’anin. Qortim të tillë ndaj atyre hebrenjëve që refuzuan Isain a.s.(Jezusin) hasim edhe në Bibël (Dhjata e re: Gjoni 5:16, 7:1, 7:13, 8:44, 19:7, 19:12, Mateu, 27:24-25, Veprat 7:51-52, Titi 1:10-11, 1 Thesalonikasve 2:14-16, Zbulesa 3:9).

Këto vargje në përgjithësi duhet të jetë një përkujtues për gjithë ata që devijojnë nga rruga e vërtetë e Zotit. Këto qortime, që janë të veçanta për nga natyra, dijetarët asnjehërë nuk i kanë interpretuar në atë mënyrë që të nxisin urrejtje ndaj hebrenjëve dhe nuk duhet të përzihen me Anti-semitizmin. Kjo ngaqë, citatet u drejtohen vetëm asaj pjese të shoqërisë hebreje që refuzuan shpalljet dhe mësimet e Zotit. Kur’ani fletgjërë e gjatë mbi Bijtë e Izraelit (Beni Israil) dhe tregon se hebrenjtë janë pasardhës të profetit Ibrahim, përmes djalit të tij Is’hakut dhe nipit Jakubit. Zoti thotë në Kur’an: Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe. (44:32)Kujtone mirësinë e Perëndisë ndaj jush, kur prej jush bëri pejgamber, dhe ju bëri disa prej jush sundimtarë, dhe juve ju dha atë që nuk i kishte dhënë askujt para jush;(5:20). O bijtë e israilit, përkujtone dhuntinë, Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). (2:47, 122) Përgjatë historisë së njerëzimit, populli hebre ka qenë i dalluar, ngaqë siç na tregojnë ajetet kur’anore, shumë të dërguar të Zotit ishin nga mesi i tyre. Një ndër ta, me të cilin Zoti i nderoi ishte edhe Musa a.s., të cilin Zoti e përforcoi me pejgamberinë edhe të vëllaut të tij Harunit a.s. Musa a.s. me ndihmën e Zotit Fuqiplotë, ishte ai që shpëtoi hebrenjtë nga tirania shekullore e Faraonit. Pra ishte mëshirë dhe shpëtim për hebrenjtë nga ana e Zotit. Duhet theksuar se në mësimet islame, Musa a.s. ka epitetin e pejgamberit të dalluar të Zotit ‘Ulu’l azm’, e që konsiderohet të jetë një privilegj për popullin hebre që e pati atë në mesin e tyre – Ajetet kuranore të cilat kritikojnë hebrenjtë, ndahen në dy kategori. Fillimisht Kur’ani tregon se si një pjesë e tyre ia kthyen shpinen shpalljes hyjnore dhe si u treguan të padëgjueshëm dhe mosmirenjohës ndaj të mirave që Zoti uaberi atyre. Ata qortohen edhe për humbjen e Tevratin origjinal dhe që në librin e Zotit futen fjalët dhe interpretimet e tyre, si dhe që pastaj filluan të tregohen arrogant, duke thënë se janë fëmijë të Zotit dhe ngritën pozitën e tyre duke e cilesuar veten si popull i zgjedhur nga Zoti. (4:155; 5:13, 18).

Ku’ani po ashtu qorton ata që paturpësisht mëkatuan ndaj Zotit, derisa disa nga rabinët e tyre nuk u perpoqën t’i ndalonin.(5:63,79) Njëherit Zoti tregon se si dergoi edhe profetin Isa në mesin e tyre, të cilit ia mundësoi veprimin e mrekullive, për të ua treguar rrugën e vërtetë, në mënyrë që të udhëzoheshin. Mirëponjë pjesë e tyre refuzuan, provuan ta vrasin dhe pohuan se e kishin vrarë edhe pse nuk kishin arritur ta bëjnë një gjë të tillë.(4:157, 158) Zoti në mënyrë të veçantë u drejtohet Bijëve tëIzraelit në shumë citate të tilla. Kjo është e rëndësishme, ngaqë tregon se Kur’ani u shpall për të gjithë, përfshirë hebrenjtë, kurse qortimet ishin specifike për disa nga mesi i këtij populli për veprime të caktuara që ata bënë. Ky qortim duhet të dallohet nga urrrejta mbi bazen racore, sepse Zoti nuk i urren krijesat e veta. Një pohim i tillë për urrejtjen, do ishte i palogjikshëm dhe i pa vend. – Lloji i dytë i qortimit ndaj hebrenjëve, gjendet në suren Maideh. (5:60-64) Këto ajete kur’anore qortojnë ata të krishterë dhe hebrenjë të cilët përqeshën të dërguarin Muhamed dhe Kur’anin. Ata përqeshnin thirrjen e tij për lutje dhe refuzuan atë edhe pse ai i thërriste në atë që Zoti e kishte urdhëruar atë dhe të derguarit hebrenjë para tij. Kështu një pjesë tyre u sollën me vrazhdësi ndaj tij dhe e refuzuan atë, ngaqë nuk ishte nga Bijtë e Israilit.(2:109; 4:54). Mirëpo Kur’ani na bënë të ditur se qortimet e tilla nuk janë të drejtuara ndaj të gjithë hebrenjëve, ngaqë disa prej tyre e mirëpriten Muhamedin a.s. me dashamirësi.(7:168-170)

Edhe atëherë kur Kur’ani kritikon hebrenjtë, po ashtu potencon se “ne mesin e tyre ka të atillë” që janë të devotshëm dhe të drejtë, qëkëshillojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, dhe garojnë me njëri tjetrin në dhënie të lëmoshës dhe bamirësi. Ata besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe insistojnë për vepra të mira, e të pengohen nga ato të shëmtuarat dhe prijnë kah e mira. Këta janë ndër të mirët (3:114) Më tutje thotë:Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë). (7:159) Kur’ani siguron këta njerëz se asnjë vepër e mirë nuk do tu mohohet dhe se do të shpërblehen për to. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit. (3:115) Citimi i fragmenteve kur’anore të nxjerrura nga konteksti historik dhe tekstual, bëjnë deformimin e tekstit dhe asaj çka është synuar me ato thënie.

Këto deformime sjellin dëme kapitale për mbarë shoqërinë dhe rrezikojnë mirëqenien e njerëzimit në përgjithësi Njëherit do ishte absurde sikur të nxirreshin fragmente nga konteksti, si nga Kur’ani një ashtu edhe nga Bibla, me qëllim të arsyetimin të urrejtjes, ant-semitizmit dhe hebrenjëve në përgjithësi, si dhe për qëllime të tjera gjeo-politike. Me përhapjen e urrejtjes dhe duke ia atribuar atë padrejtësisht mësimeve islame, do t’i sillnim dëme vetë fesë dhe myslimanëve, kurse humbës do ishim të gjithë pa dallim. Perfundimisht mund të themi se Kur’ani dhe mësimet islame nuk jane anti-semite, por të tilla mund të jenë vetëm veprimet e individëve dhe grupeve që keq-përdorin fenë për qëllimet e veta. Kur’ani dhe Islami si tërësi, nuk janë përjashtues dhe diskriminues ndaj asnjë komuniteti, kombësie, race apo ngjyre, përkundrazi është përafrues dhe thërret në dashuri, altruizëm dhe respekt të ndërsjellë. /foltash/

Postime te ngjajshme