A i krijon njeriu vetë veprimet e tij?

 

25589813_323331094848859_1431653262_nPyetja: Shumica e mësuesve dhe e studentëve të filozofisë përgjigjen se njeriu i krijon vetë veprimet e tij.  Kjo edhe sipas mendimit të Mu’atzilive. Ata i ftojnë të tjerët në këtë ide duke pretenduar se ndihmojnë drejtësinë hyjnore, ngase njeriu nëse i krijon vetë veprat e tij ka të drejtë të shpërblehet apo të dënohet. A është ky mendimi i saktë?

Përgjigja nga shejh Muhamed Mitueli Sharaui:

Kjo shprehje nuk është e saktë. Logjikisht nuk konceptohet që njeriu t’i krijojë veprimet e tij.

Fillimisht ç’është vepra? Me vepër kuptohet drejtimi i energjive për të krijuar diçka që nuk ka ekzistuar. Pra, për çfarë ka nevojë krijimi i veprës? Për energji. Mendja planifikon për të udhëhequr energjitë, për subjektin e veprimit, për kohën vendin dhe lëndën, pra është udhëheqëse. Pash Zotin a akoma vazhdon të thuash se ti vetë i krijon veprimet e tua.

Më thuaj atëherë: Mos ti i krijove secilën nga këto mjete që do të kryejnë veprimin? Ti e krijove secilën prej tyre? Nuk krijove mendjen që planifikon, as energjinë me të cilën vepron dhe as mprehtësinë e veprimit. Atëherë si mund të shprehesh se ti i krijove veprimet e tua?

Një i ulur dëshiron të ngrihet, atëherë mendon me mëndje të ngrihet. Unë po të pyes për diçka: Cilat janë ato muskuj e inde apo pjesë që duhet të punojnë për të arritur rezultatin e ngritjes? Cilat janë ata muskuj dhe kocka të cilat mundësojnë kryerjen e këtij veprim? Unë nuk e di por vetëm dua të ngrihem, apo të ngre dorën që të kryej veprimin.

Atëherë çështja ka nevojë që ta shikojmë me më shumë përpikëri. Si i krijon ti veprimet e tua? Cektësia qëndron në shprehjet e tyre mbi këtë çështje. Ai i Krijoi veprat vetë sepse ti nuk bën dot asgjë. Kjo argumentohet se i Lartësuari mund të të marrë mendjen ashtu siç ia ka marrë disave pa i pyetur. Ti dëshiron të veprosh por të bie paraliza dhe nuk mund të lëvizesh më. Pas kësaj vjen tek ai që do të ndihmojë por nuk të ndihmon dot. Atëherë pra, elementet e krijimit të veprës nuk janë në dorën tënde. Po çfarë ke ti në dorë atëherë? Ti nuk ke në dorë veçse pjesën e mendimit, pra vetëm të lidhësh mes opsioneve.

 

Postime te ngjajshme