A duhet ta falim edhe namazin e Xhumas apo mjafton namazi i Bajramit ?

21361267_275553149626654_1075115787_nSubjekti jonë është se “a mjafton namazi i Bajramit për xhumanë”? Ne duhet të kuptojmë atë se obligueshmëria e xhumasë në mënyrë eksplicite është e përmendur dhe e vendosur nga vetë Kur’ani, e Kur’ani është dëshmia më e fuqishme nga të gjitha.

Ai që e mohon ndonjë ajet të Kur’anit bëhet kafir (pabesimtar). Në anën tjetër, obligueshmëria e namazit të Bajramit është e provuar dhe e vendosur përmes Hadithit. Ai person që mohon diçka që është vendosur përmes Hadithit nuk bëhet kafir. Duke pasur këtë parasysh, edhe një person me të kuptuar të paktë madje do të jetë në gjendje të vijë tek ky konkluzion i thjeshtë se si mundet diçka që është e provuar nga hadithi të ketë kaq shumë fuqi të pezullojë totalisht diçka që në mënyrë të qartë dhe eksplicite provohet nga Kur’ani? Si ka mundësi që namazi i Bajramit ta abrogojë obligueshmërinë e xhumasë?!

Në rastet kur ndodh që të njëjtën ditë të jenë dita e Fiter Bajramit në trojet tona nga grupe dhe individ të caktuar fillojnë të futen dyshime e trillime te njerëzit se nuk duhet falur Namazin e Xhumas me qenëse në të njëjtën ditë gjendet Dita e Fiter Bajramit dhe Dita e Xhuma, prandaj kujdes, sepse argumentet flasin te kundërtën dhe se një gjë e tille bëhet me qëllim nga dikush që ti largoj besimtarët nga falja e namazit të Xhumas dhe të futen dyshime e ndasi.

Edhe sivjet dita e Fiter Bajramit do të jetë ditë e Premte ku duhet të falet namazi i Xhumas dhe disa nga shume argumentet janë:

Sipas hanefinjëve, shafi’injëve dhe malikinjëve, nëse Bajrami bie në ditën e xhuma, atëherë namazi dhe hutbeja e Bajramit nuk mjaftojnë edhe për xhumanë. Juristët kanë lëshuar fetva se këto janë dy urdhëra të ndryshëm dhe nuk mund të kombinohen në asnjë rrethanë. (I’lau’s-Sunen, vol. 8, f. 92).

Nëse rastisë që Bajrami të qëllojë ditën e xhuma, sipas medhhebit hanefi nuk bie obligueshmëria e xhumasë.(Erkanul-Islam (1/299) Vehbi Sulejman Gavoxhi).

Imam esh-Shafi‘i thotë në el-Umm:

“Nëse ‘Eid el-Fitr bie të Premten, Imami e fal Bajramin kur të hyjë koha e lejuar dhe pastaj jep i jep leje banorëve që nuk janë të (atij) qyteti të cilët falën namazin e bajramit të kthehen (nëpër shtëpi) nëse dëshirojnë dhe të mos kthehen për namazin e Xhumasë. Është e pëlqyer për ta të rrinë deri sa të falin namazin e xhumasë, ose – nëse e kanë të mundshme – të rikthehen për të falur namazin e Xhumasë, edhe pse nëse nuk kthehen, nuk ka dëm, insha’Allah.  Kjo [h: dmth lënia e namazit të Xhumasë] nuk është e lejuar për asnjë prej banorëve të qytetit pa ndonjë justifikim [h: që i liron ata nga obligimi i faljes së namazit të Xhumasë].”

 

 

 

Postime te ngjajshme