4 gjëra të ndaluara për gratë saudite pas lejimit të ngasjes së makinës, cilat janë ato?

saudiarabia-kWLD--621x414@LiveMintPas një lufte të gjatë për vite, grave saudite u lejohet të ngasin makinën nga e diela e kaluar, por rruga drejt të drejtave dhe barazisë së plotë është ende e gjatë në Arabinë Saudite. Megjithëse gratë marrin pjesë në një ndeshje futbolli për herë të parë, lejohet që ato të rekrutohen në ushtri dhe shërbimin e inteligjencës, të marrin pjesë në garën ajrore të parë të grave dhe më në fund, u lejohet grave saudite që të ngasin veturën e tyre, ka shumë gjëra që janë ende të ndaluara për gratë saudite, sipas The British Broadcasting Corporation (BBC) grave në Arabin Saudite u ndalohet:

1. Hapja e një llogarie bankare

Gratë në Arabinë Saudite nuk mund të hapin një llogari bankare pa lejen e kujdestarit, për shkak të sistemit të kujdestarisë.

2. Marrja e pasaportes (ose udhëtimi jashtë vendit)

Ky është një shembull tjetër i sistemit të kujdestarisë. Gratë saudite duhet të marrin pëlqimin e kujdestarit të tyre për të marrë një pasaportë ose të largohen nga vendi. Sistemi i kujdestarisë shtrihet në aspekte të tjera të jetës së grave, duke përfshirë punën, studimin ose madje edhe qasjen në lloje të caktuara të kujdesit shëndetësor.

3. Martesa ose divorci

Gratë gjithashtu duhet të marrin lejen e kujdestarit për të qenë në gjendje të martohen ose të divorcohen. Është gjithashtu e vështirë për gratë që të kenë kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit, nëse fëmijët janë më të vjetër se shtatë vjet për fëmijët meshkuj ose nëntë vjet për femrat.

4. Pirja e kafes me një mik (shok)

Të gjitha restorantet në Mbretërinë Saudite janë të ndara në dy seksione, një për familjet dhe një për meshkujt e vetëm.

Postime te ngjajshme