18 vjeçari shqiptar rrezikon 15 vjet burg për terrorizëm

Capture18 vjeçari dyshohet se ka ndikuar te një djalosh gjerman i moshës 12 vjeçare që ai të realizojë një sulm vetëvrasës në një treg të Krishtlindjes në Ludwigshafen. Sulmi ka dështuar pasi që mjeti shpërthyes nuk është aktivizuar.

Prokuroria Publike e Vjenës ka ngritur aktakuzën për terrorizëm kundër të riut 18 vjeçar  Lorenz K., me prejardhje nga Shqipëria. Ai po mbahej në burg për hetime që nga shkurti i vitit të kaluar, kur qe arrestuar me dyshimin se po përgatiste një akt terrorist, shkruan agjencia e lajmeve e Austrisë, APA.

Konkretisht, i riu shqiptar akuzohet për përpjekje të bindjes së një personi të dytë për vrasje të rëndë dhe përpjekje për të bindur atë për rrezikim të qëllimshëm përmes mjeteve shpërthyese, transmeton albinfo.ch.

Djaloshi, i cili ka përqafuar qëllimet e e ISIS-it, dyshohet se nga vera e vitit 2016, përmes whatsup-it ka ndikuar te një djalosh gjerman i moshës 12 vjeçare (që nuk është i përgjegjshëm para ligjit) që ai të realizojë një sulm vetëvrasës në një treg të Krishtlindjes në Ludwigshafen. Sulmi ka dështuar vetëm nga shkaku se mjeti shpërthyes i punuar me punëdore nuk është arritur të aktivizohet.

Është interesant sfondi i të riut shqiptar, i cili është rritur si fëmijë i prindërve ateistë, me prejardhje nga Shqipëria dhe si i tillë, nuk ka pasur qasje me religjionin, shkruan albinfo.ch. Por ai, gjatë vuajtjes së një dënimi për plaçkitje të rëndë në burg kishte kaluar në islam. Në indoktrinimin e tij kishte ndikuar një i burgosur boshnjak Mirsad O., i dënuar me 20 vjet burg për terrorizëm.

Pas lirimit nga burgu, ai është radikalizuar më tutje dhe ka vizituar xhami të ndryshme.

Në rast të një shqiptimi të dënimit në përputhje me kërkesën e prokurorisë, Lorenz K. mund të dënohet me burg deri në 15 vjet.

Postime te ngjajshme